Flash

Inceneratori i Tiranës/ SPAK arrin deri tek 120 mijë eurot e Alqi Bllakos

Lapsi.al 17 November 2024
Inceneratori i Tiranës/ SPAK arrin deri tek 120 mijë eurot e Alqi

Kur e pranuan në gjirin e partisë, socialistët i bënë Alqi Bllakos një ofertë për t'u patur zili; një vend të sigurtë në listën e kandidatëve të Tiranës. Jo më kot, ai braktisi Ilir Metën në presidencë dhe iu bashkua shokëve socialistë për fushatën e vitit 2021. Dhuratën që i bënë Alqi Bllakos, në PS e justifikuan me nevojën për "gjak të ri", që kishte partia.

Ra në sy gjatë fushatës, vëmëndja e veçantë që i kushtoi Erjon Veliaj. Kryebashkiaku i bëri Bllakos një trajtim preferencial, pasi shkonte personalisht në takimet e tij, për ta ndihmuar në arritjen e një rezultati sa më të mirë në njësinë nr.1 të Tiranës, duke i ofruar kohë televizive dhe mbështetjen e administratës së bashkisë, tepër të nevojshme në këto raste.

Në shtator të 2021, Bllako, nga një burokrat i shkathët i zyrave të shtetit e pa veten përfaqësues të popullit në kuvendin e Shqipërisë. Vetëm se jo çdo gjë e mirë, vjen për mirë.

Pozicioni i deputetit, mish i pranueshëm për topat e SPAK

Po ta shohësh nga 3 vite distancë promovimi që iu bë Bllakos, nga sekretar i Lefter Kokës në deputet i Partisë Socialiste në Tiranë, kupton se ajo ka qenë shkatërruese për të.

Kur dyshja Rama-Veliaj e joshi me postin e deputetit, emri i Bllakos dilte në dosjet e SPAK si një ndër të dyshuarit e hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe të Tiranës. Vetëm se në realitet, pozicioni i tij nuk është politik dhe as drejtues në vjedhjen e inceneratorëve.

Si sekretar i ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, ai ka zbatuar porositë e Kokës duke "kopsitur" dokumentat, për të cilin shefat e mëdhenj kishin rënë dakort më parë.

Edhe nga shuma për të cilën e akuzon SPAK, Bllako del të jetë një lojtar periferik i grabitjes së madhe.

Dumani ka vështirësi me zbulimin e “krimeve intelektuale”

Bllako akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro, kur bindi Klodian Zoton të blejë një pajisje në kompaninë e babait të tij në Ersekë. Ai fajësohet edhe për rrogën që mori një punonjës i Klodian Zotos, i quajtur Vladimir Bezhani i cili ndihmoi për hartimin e dokumentave të tenderit të inceneratorit.

Gjithsej bëhet fjalë për rreth 200 mijë euro. Shuma është e papërfillshme, kur e krahason me babëzinë e kokave të vërteta të inceneratorit të Tiranës, që është 128 milion euro.

Megjithatë këtë të dielë, prokurorët e SPAK njoftuan se kishte përfunduar hetimet për përfshirjen e Alqi Bllakos për inceneratorin e Tiranës, duke e vendosur atë ndër prioritetet e hetimeve.

Emrat e tjerë në dosjen e inceneratorit të Tiranës

Veçimi i Alqi Bllakos si një ndër të hetuarit e posaçëm në aferën e inceneratorëve nuk paralajmëron asgjë të mirë në ndëshkimin e autorëve të vërtetë të aferës. Sepse krimi me inceneratorin e Tiranës përfshin disa nga pozicionet më të larta në hiarkinë shtetërore.

Në dosje ka emra të tjerë, shumë më të rëndësishëm se Bllako.

Përveç ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj që ka firmosur financimin e inceneratorit pa pyetur Këshillin Bashkiak. Në dosje përmendet edhe kryeministri Edi Rama dhe sekretari i tij, Ëngjëll Agaçi, që kanë firmosur për bonusin 8% të kompanisë së Klodian Zotos, kur kjo kompani ende nuk ishte krijuar.

Si e mbrojti Rama me Veliajn djegien e miliona eurove tek inceneratori i Tiranës

Denoncimi i Nar Kokës/ Çfarë i premtoi Rama tim vëllai në emër të SPAK

Pavarësisht këtyre, njoftimi i sotëm i SPAK tregoi vëmëndjen e veçantë që kërkohet t'i jepet Alqi Bllakos në përfshirjen e tij për inceneratorin e Tiranës.

Bashkë me Lefter Kokën, ndaj tyre janë dhënë dy dënime të tjera për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Mbetet për t'u parë nëse prokurorët do të ndalen tek të njëjtat vija të kuqe edhe për inceneratorin e Tiranës duke ia lënë fajin ish-ministrit dhe sekretarit të tij, që ka vjedhur 120 mijë euro. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI