Flash

Shomurodov del nga fusha i dëmtuar rëndë: ulet në pankinë e shpëthen në lot

Lapsi.al 15 November 2024
Shomurodov del nga fusha i dëmtuar rëndë: ulet në

Janë momente ankthi të madh për Romën për gjendjen e Eldor Shomurodov, i cili doli nga fusha duke qarë në minutat e parë të ndeshjes Katar-Uzbekistan. Sulmuesi përjetoi një mbrëmje të tmerrshme, që zgjati rreth 13 minuta dhe u kushtëzua nga një dëmtim që, sipas dukjes së parë, mendohet serioz. Lojtari verdhekuq u rrëzua në fushë dhe nuk mundi të vazhdonte më ndeshjen, duke u kthyer në pankinë me ndihmën e stafit mjekësor dhe duke shpërthyer në lot të pandalshëm.

Dëmtimi i Shomurodov me kombëtaren

Në minutën e 13-të, sulmuesi uzbek u ul në fushë dukshëm në dhimbje. Ai prekte zonën e ijëve, por fillimisht dukej se ishte një problem fizik i thjeshtë. Për këtë arsye, ai u dërgua pranë vijës anësore për t’u rikuperuar dhe, pas disa sekondash, u rikthye në fushë me shokët e tij të ekipit. Por ndeshja e tij zgjati vetëm edhe 8 minuta të tjera, sepse në minutën e 21' ai ngriti flamurin e bardhë përfundimisht, duke u rrëzuar sërish në tokë, këtë herë me një shprehje që tregonte një shqetësim të thellë.

Uzbekistani dërgoi madje barelën për ta ndihmuar të largohej, por Shomurodov preferoi të dilte në këmbë, pavarësisht dhimbjes që i lexohej në fytyrë. Sapo mbërriti në pankinë, sulmuesi shpërtheu në lot të pakontrolluar, duke mbuluar fytyrën me fanellë për të mos u kapur nga kamerat, të cilat gjithsesi e regjistruan shpërthimin e tij të zemërimit dhe frustrimit. Ai ishte i rrethuar nga stafi i kombëtares dhe shokët e ekipit, të cilët u përpoqën ta qetësonin.

Roma në ankth...

Tani, e gjithë Roma është e shqetësuar për gjendjen fizike të lojtarit. Shomurodov do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, kohën e rikuperimit dhe, nëse dëmtimi është serioz, mund të kthehet në kryeqytet për të nisur trajtimin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI