Flash

Prapaskenat/ Drama me Ilir Beqajn në dy video të kundërta

Lapsi.al 14 November 2024
Prapaskenat/ Drama me Ilir Beqajn në dy video të kundërta

[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/Drama-Beqaj-me-dy-video-enhanced.mp3"][/audio]

Parakalimi i ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj- tashmë i burgosur-, në mjediset e komisionit hetimor në shëndetësi është shoqëruar me imazhe tejet kundërthënëse, që aq sa të ngjallnin empatinë në ndonjë rast, po aq të zgjonin urrejtje në tjetrin. Për dy ditë me radhë, të martën dhe të mërkurën e kësaj jave, Beqaj u fiksua nga të gjitha mediat duke hyrë në selinë e kuvendit dhe duke dalë prej saj me pranga në duar. Me një gjest të sikletshëm, aq sa mundej për të ruajtur dinjitetin e njeriut të detyruar ti nënshtrohet një parakalimi të turpshëm para kamerave, ish ministri u mundua ti fshihte kyçet e tij të shtrënguara pas xhupit të tij të hedhur mbi to.

Pamjet qenë vërtet të rënda. A duhet cënuar deri këtu imazhi i dikujt, që ndonëse akuzohet për korrupsion, konsiderohet ende i pafajshëm? Po edhe sikur një ditë gjykata ta shpallë të tillë, a prezumon dënimi edhe depersonalizim? A është qëllimi tek denigrimi i personit, apo tek ndëshkimi i fajeve të tij të mundshme?

Të gjitha këto pyetje lindnin vetvetiu kur çdo mendje e shëndoshë e kuptonde se Beqaj nuk kidshte ndërmend t'u arratisej goxillave të policisë, mu aty, në mes të Tiranës. Pra kuptohej qartë se sfilata e tij me pranga nuk bëhej për arsye sigurie, por me qëllim turpërimin.  

[video width="720" height="780" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/vcompress_164.mp4"][/video]

Dikush i komentoi këto pamje të shëmtuara si një kompensim për arrestimin e turpshëm që iu bë disa kohë më parë ish presidentit Meta. Dikush si një lloj spektakli prevers për të kënaqur turmat të cilave drejtësia nuk u jep dot as urdhëruesit e koncesioneve famëkeqe në shëndetësi, as i ndërpret dot paratë që shkojnë te klientët e Edi Ramës. Në vend të tyre mesazhi është: kënaquni me linçimin e një individi.

Kjo logjikë linçuese, që në fakt i shërben regjimit të Ramës, për kontrollin e zemërimit popullor, u pa edhe në sjelljen e opozitës. Fjalori që u përdor ndaj Beqes, e sidomos pengimi që iu bë atij për tu dëgjuar në komisionin hetimor, ishte një gafë e pafalshme nga PD-ja. Natyrisht duke dashur të bëjë një dëshmi "sui greneris", me video dhe me Power Point. ish ministri kërkonte të tejkalonte atë që i lejonte ligji. Ai rekej ta shndëronte një komision hetimor në një platformë propagandistike. Por në dilemën mes moskryerjes së dëshmisë dhe leshimit për këtë tekë, opozita nuk duhet të kishte asnjë dilemë. PD e humbi këtë shanc. Nëse kishte fakte dhe pyetje asgjesuese për korrupsionin e ish ministrit, ajo duhet të toleronte të parën, për të arritur të dytën. Aq më tepër, që duke ditur se sa pati luftuar për ta arritur ngritjen e këtij komisioni, ajo nuk duhet të binte në provokimin e anullimit të dëshmisë. Duke zgjedhur këtë rrugë ajo bëri një atutogol. E vuri Beqen në rolin e viktimës dhe i yshti ish kolegët e tij rilindas të dilnin në sallë me parrulla: "Mos kini frikë nga fjala e lirë".

Por, në pikën kur empathia ndaj Beqes po mbërrinte në kulm, ai bëri një gafë që vetëm arroganca e një ish ministri të Ramës mund të përligjë.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes ai shkaktoi një incident kur në pritje për të dëshmuar para komisiont, hyri në sallë dhe tentoi të intimidojë deputetët e opozitës. Në videon e transmetuar live nga kuvendi, Beqja shihej duke hapur derën e sallës, ku deputetët po debatonin mbi procedurën e dhënies së dëshmisë së tij, dhe i'u drejtua deputetëve të PD-së me fjalët “mbylle gojën” dhe gjeste me duar. “Vinte dhe na kërcënonte neve me “mbylle gojën”, “qepe ti”, “ta tregoj unë ty” dhe ne duhet të vazhdojmë këtu normalitetin mbasi nuk kemi siguri në Parlament" tregoi deputetja Ina Zhupa.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/vcompress_163.mp4"][/video]

Këto pamje të Beqes arrogant, që gardianët e vet e lejonin të hynte i lirë në sallë, kur aty mund të futesh vetëm pasi komisioni ka bërë thirrjen për dëshmi, qenë skandaloze. Në një kuvend ku, deputetët e opozitës kontrollohen deri tek të mbathurat, sa herë që duan të futen, një i burgosur mund të lëvizë lirisht dhe të hyjë edhe aty ku si lelohet. Këto dy standarte që shihen në dy videot  e mësipërme dëshmojnë për rrumpallën e një shteti autokratik.

Por ato spjegojnë gjithëashtu edhe fallcitetin e imazheve të hyrjes së Beqes me pranga. Pasi i njëjti njeri që u denigrua në sy të publikut duke u shoqëraur në mënyrë brutale, në mjediset e kuvendit, aty ku nuk e gjurmonte vështrimi i popullit, trajtohej me tolerancë dhe lejohej të futej dhe atje ku nuk duhej.

Pikërisht kjo i bën edhe më të rënda pamjet me duar të lidhura. Ajo i nxjerr zbuluar si një film i paramenduar nga një regjizor që ka ndër mend spektaklin. Dhe cili është qëllimi: Ta kënaqë oreksin e turmave me denigrimin e Beqajt, ndërkohë që paratë që vazhdojnë derdhen për koncesionet nuk i ndërpret askush.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI