Flash

Prokuroria franceze kërkon dënimin me 5 vjet burg për Marine le Pen

Lapsi.al 13 November 2024
Prokuroria franceze kërkon dënimin me 5 vjet burg për Marine le

Prokuroria franceze ka kërkuar 5 vjet burg dhe 5 vjet përjashtim nga kandidimi për poste publike, përfshirë edhe presidencën, për lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Prokurorët kërkuan që ajo të shpallet fajtore për përvetësim.

Le Pen dhe 24 individë të tjerë ku përfshihen ligjvënës aktualë dhe ish-deputetë francezë dhe eurodeputetë akuzohen se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme fondet e Parlamentit Evropian për të paguar asistentët parlamentarë për punë në çështje të partisë së tyre dhe jo për çështjet e BE-së nga viti 2004 deri në vitin 2016. Le Pen dhe të pandehurit e saj i kanë mohuar të gjithë akuzat.

Prokurorët kërkuan që Le Pen të merrte dënimin më të ashpër nga të gjithë, duke vënë në dukje se ajo ishte edhe eurodeputete dhe udhëheqëse e partisë, “Fronti Kombëtar” ku supozohet se kanë ndodhur manipulimet. Prokurorët i kërkuan gjykatësit ta dënonte atë me 5 vjet burg, 3 prej të cilave do të pezulloheshin si dhe një gjobë prej 300 mijë €.

Ndalimi për të kandiduar për poste publike do të shtrihet pas vitit 2027, kur janë planifikuar të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Më e rëndësishmja është se prokurorët kërkuan gjithashtu që dënimi të ekzekutohej menjëherë edhe nëse Le Pen do të apelonte. Zakonisht një apel do të thotë që dënimet pezullohen përveç nëse kryetari i trupit gjykues vendos ndryshe. “Është e qartë se e vetmja gjë që kërkonin prokurorët publikë ishte përjashtimi i Marine Le Pen nga jeta politike,” - u tha ajo gazetarëve.

Gjatë gjyqit javën e kaluar, Le Pen tha se ajo po planifikonte të kandidonte për presidencën franceze për herë të katërt dhe se "miliona francezë do të privohen nga kandidati i tyre presidencial" nëse asaj i ndalohet ta bëjë këtë. Pak përpara se të shpallte pretencën, prokurorja Louise Neyton i kërkoi gjykatës të merrte parasysh natyrën "e paprecedentë" të përvetësimit për shkak të periudhës së gjatë kohore gjatë së cilës dyshohet se ka ndodhur ky shpërdorim.

Mbrojtjes do t'i jepet mundësia të paraqesë pretendimet e saj para gjyqtarit, i cili do të shpallë një datë vendimi përpara 27 nëntorit. Vendimi pritet të jepet në fillim të vitit të ardhshëm. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI