Flash

Kur meritokracia nuk ekziston: Messi e Inter Miami kokë grupi në Botërorin e Klubeve

Lapsi.al 13 November 2024
Kur meritokracia nuk ekziston: Messi e Inter Miami kokë grupi në

Po vazhdon numërimi mbrapsht për Botërorin e parë për klube me 32 skuadra. Një format i promovuar fuqishëm nga FIFA, që është e bindur se do të krijojë një kompeticion të nivelit të lartë me 32 skuadrat më të mira të botës. Megjithatë, dyshimet mbi formatin, datat dhe periudhën e zhvillimit vazhdojnë të mbeten. E as sponsorët nuk duken plotësisht të bindur. Sidoqoftë, FIFA po ecën përpara dhe po mendon se si të përzgjedhë kokat e grupeve. Dhe në këtë kaos, ja një vendim që nuk kishte nevojë të merrej dhe ka lidhje me Inter Miami.

Inter Miami, kokë grupi?

Nga 15 qershori deri më 13 korrik, në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet Botërori i parë për klube me 32 skuadra. Sipas raporteve të faqes së specializuar Calcio e finanza, FIFA po mendon ta vendosë si kokë grupi të parë, "A1", skuadrën amerikane Inter Miami, ku luan Lionel Messi. Një zgjedhje e guximshme, pasi klubi do të marrë pjesë si i ftuar dhe, gjithashtu, është eliminuar tashmë nga playoff-et për titullin në ligën amerikane.

Lexo më tej: Botërori për Klube, zbulohet një tjetër stadium: është Lumen Field në Seattle

Për momentin nuk ka ende asgjë zyrtare, por thashethemet janë gjithnjë e më të forta. Prania e argjentinasit Messi është një garanci për shikueshmëri, për mbushje stadiumesh dhe për sponsorizime, pra një mundësi për shumë para që FIFA mund të arkëtojë. Kjo duket si një lëvizje më shumë marketingu sesa meritokracie. Por, a do të jenë të gjithë klubet pjesëmarrës dakord me këtë vendim?

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI