Aktori John Krasinski është shpallur “Mashkulli më tërheqës i vitit 2024” nga People.
Ky titull i jepet çdo vit një mashkulli që është i njohur për pamjen tërheqëse të tij. Krasinski, i njohur për rolin e tij si Jim Halpert në serinë popullore The Office, shprehu habinë dhe mirënjohjen për këtë nderim.
Ai tha se kishte mësuar lajmin nga bashkëshortja e tij, aktorja Emily Blunt.
“U bllokova. Nuk mendova asgjë”, i tha ai revistës.”Nuk është se u zgjova dhe thashë :” Sot është dita që unë do më zgjedhin si mashkulli më seksi në botë. Megjithatë kjo gjë ndodhi falë jush. Ju arritët ta bënit të mundur.”
Krasinski gjithashtu theksoi se për të, ky titull është një mundësi për të folur për punën e tij dhe për të shprehur falënderimet për mbështetjen e fansave.