Flash

Mungesat dhe vonesat ndikojnë në përgatitjet e Shqipërisë: Sylvinho pret dy lojtarë

Lapsi.al 12 November 2024
Mungesat dhe vonesat ndikojnë në përgatitjet e
Ndërkohë që Kombëtarja e Shqipërisë është duke u përgatitur për ndeshjen e parë të nëntorit, ajo është privuar nga disa mungesa të rëndësishme që mund të ndikojnë në performancën e saj. Dëmtimet e lojtarëve kryesorë si Gjimshiti, Manaj, Bare dhe Kumbulla kanë krijuar një hendek të thellë në formacionin e teknikut Sylvinho, dhe situata ka u bë edhe më e vështirë me vonesat e lojtarëve të tjerë. Përballë kësaj situate, tekniku brazilian ka bërë disa thirrje të vona për të plotësuar grupin, pas mësimit të lajmit të pakthyeshëm të dëmtimit të katër futbollistëve. Dy lojtarë, Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami, munguan edhe në seancën e dytë stërvitore të zhvilluar sot pasdite në “Shtëpinë e Futbollit”. Sipas informacionit nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, dy lojtarët kanë mbërritur pak çaste më parë, në hotelin ku janë grumbulluar kuqezinjtë, por do t'i bashkohen skuadrës nesër.

NISIN STËRVITJET TAKTIKE

Pavarësisht këtyre sfidave, Sylvinho ka mundur të realizojë një seancë stërvitore të plotë, sepse grupit i janë bashkuar 11 lojtarë: Elhan Kastrati, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci. Kështu, Sylvinho është përqendruar në përgatitjen taktike dhe fizike, përpara ndeshjes tejet të rëndësishme ndaj Çekisë. I pranishëm në stërvitje ishte gjithashtu Mirlind Daku, por ai ka punuar vetëm në palestër për shkak të lodhjes pas udhëtimit të gjatë. Lexo më tej: Video/ Tkurret lista kuqezi: tronditet Sylvinho, humbet 4 lojtarë të rëndësishëm Ndeshja ndaj Çekisë, që do të luhet të shtunën më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45, ka një rëndësi të madhe për Kombëtaren shqiptare. Në këtë sfidë të parë të ciklit të ri, Shqipëria do të kërkojë çdo mundësi për të mbajtur shpresat për kualifikim të hapura, ndërkohë që do të duhet të përballet me një ekip të fortë dhe të organizuar si Çekia, në një ndeshje që do të vendosë shumë për të ardhmen e kuqezinjve në këto eliminatore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI