Flash

'Fundosen' arbitrat italianë: në Serie A, penalltitë janë dyfishi i atyre në Premier

Lapsi.al 12 November 2024
'Fundosen' arbitrat italianë: në Serie A, penalltitë

Nuk kishte shumë dyshime, edhe pa ndihmën e statistikave, por numrat konfirmojnë një të dhënë shumë të qartë: në Serie A akordohen dyfish më shumë penallti sesa në Premier League. Mund të jetë që loja në Itali është më e ndërprerë për natyrë kampionati, mund të jetë që mund të kalohen ditë të tëra duke diskutuar për çdo kontakt të vetëm, mund të jetë që arbitrat (dhe që nga disa vjet, edhe VAR-i) kanë më shumë rëndësi në Itali sesa në pjesën tjetër të botës, por fakti mbetet: në Serie A, penalltitë fishkëllehen më lehtë se pothuaj kudo tjetër nga kampionatet e rëndësishme të kontinentit.

Lexo më tej: Audio e arbitrit në Inter-Napoli për penalltinë që tërboi teknikun e Napolit Conte

Duke hyrë në detaje, deri tani 42 janë penalltitë e dhëna në 12 javë kampionat, që i japin një mesatare prej 0,38 për ndeshje. Në Evropë, mes kampionateve më të rëndësishëm, vetëm Ligue 1 ka një mesatare më të lartë se Serie A, me 0,41. Pas Italisë, renditet Bundesliga me 0,36, Liga me 0,32, dhe në vendin e fundit Premier League me 0,19, ekzaktësisht gjysma e mesatares së Serie A, që tregon qartë se në Angli koncepti i "penalltive të lehta" nuk ekziston, apo në rastin më të mirë është shumë më pak i pranishëm krahasuar me traditën italiane.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI