Flash

Video/ Tkurret lista kuqezi: tronditet Sylvinho, humbet 4 lojtarë të rëndësishëm

Lapsi.al 11 November 2024
Video/ Tkurret lista kuqezi: tronditet Sylvinho, humbet 4 lojtarë të

Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës, por lajmet për teknikun Sylvinho nuk kanë qenë të mira. Lista e brazilianit është tkurrur me shpejtësi nga 28 në 24 lojtarë, me katër futbollistë që nuk mund të jenë të gatshëm për dy ndeshjet vendimtare. Berat Gjimshiti, Keidi Bare, Rei Manaj dhe Marash Kumbulla e kanë të pamundur të luajnë për shkak dëmtimi.

FIRON LISTA, KATËR TË DËMTUAR

Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udinese, ndërsa Bare dhe Kumbulla ishin të dëmtuar dhe pas komunikimit të stafit mjekësor të Kombëtares me klubet përkatëse është vendosur që futbollistët të vazhdojnë rikuperimin. Gjimshiti, doli nga fusha para kohe kundër Udinese dhe iu nënshtrua ekzaminimeve strumentale që evidentuan një shembje në kaviljen e djathtë. Përjashtohen frakturat, por kapiteni kuqezi nuk do të mund të jetë në fushë kundër Çekisë e madje as Ukrainës.

Lexo më tej: Video/ "Në Çeki ndeshja jonë më e keqe në dy vjet": Strakosha gati për hakmarrje

Sakaq, Rey Manaj ka mbërritur sot në grumbullim dhe i është nënshtruar menjëherë testeve mjekësore. Pas shqyrtimit nga ana e stafi mjekësor u konkludua se sulmuesi nuk mund të rikuperohet në kohë dhe u vendos që Manaj të rikthehet në klubin e tij për të vijuar me programin e rekuperimit. Për shkak të këtyre katër mungesave trajneri Sylvinho ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën. Lojtarët pritet të bashkohen me kuqezinjtë gjatë të martës për të nisur stërvitjen.

STËRVITJA NË ARENA KOMBËTARE

Në seancën e zhvilluar sot në stadiumin “Air Albania” morën pjesë Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Ardian Ismajli, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Alen Sherri, Simon Simoni, Elseid Hysaj, Andi Hadroj, Thomas Strakosha dhe Feta Fetai. Me grupin kuqezi u bashkuan dhe një pjesë të mirë të lojtarëve të Kombëtares U-21, që janë grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Moldavinë që luhen në Shqipëri në datat 15 dhe 18 nëntor. Disa prej lojtarëve kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa grupit pritet të jetë i plotë ditën e martë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI