Flash

Video/ Fetai, një "Modric" kuqezi për teknikun Sylvinho: "Shënoj si ai me çekët"

Lapsi.al 11 November 2024
Video/ Fetai, një "Modric" kuqezi për teknikun Sylvinho:

"A do të kem minuta nuk di ta them, e di stafi teknik. Nese do të kem, do të jap maksimumin si në stërvitje, si në ndeshje". Feta Fetai, mesfushori i afruar për herë të dytë në ekipin kombëtar nga trajneri Sylvinho foli për mediat në konferencë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Fetai u shpreh i gatshëm për të dhënë maksimumin ndërsa nënvizoi se ekipi e ka pritur shumë mirë së bashku me stafin teknik. "Ëndrra e çdo fëmije është të luajë me Kombëtaren. Çdokush ka ëndërr të luajë në Europian ose botëror me Kombëtaren".

Lexo më tej: Sylvinho me 3 lojtarë në dyshim, Saragoza e indinjuar: "Askush s'e di që takova Muçin"

Fetai vjen me një krahasim të rëndë me vete, sepse shumë e konsiderojnë një Modric shqiptar. Natryrisht djaloshi mundohet të jetë me këmbë në tokë, sepse krahasimin duhet ta tregojë në fushë: "Modric e preferoj shumë si lojtar. Sa i përket lojtarëve shqiptarë, ka shumë që i preferoj si Asllani, Ramadani - tha Fetai, që e mbyll me një batutë -. Ndaj Çekisë, do të doja të shënoja njësoj si të asistoja. Rëndësi ka fitorja, nuk ka rëndësi se kush shënon apo asiston".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI