Flash

E pabesueshme, David Coote fyen Klopp e Liverpool në një video: arbitri pezullohet

Lapsi.al 11 November 2024
E pabesueshme, David Coote fyen Klopp e Liverpool në një video:
Një arbitër i Premier League është pezulluar pas një videoje që e tregon atë teksa bën komente ofenduese për klubin e futbollit Liverpool dhe ish-trajnerin e tij Jurgen Klopp. Në videon në fjalë, një burrë që duket të jetë David Coote përdor një shprehje vulgare për të përshkruar ish-trajnerin e Liverpool, gjermanin Klopp, i cili u largua nga Liverpool këtë verë, pas gati nëntë vitesh në krye të klubit të Merseyside. Po ashtu, në të njëjtën video, Coote e ka cilësuar klubin e Liverpool FC si "m*t". Organi i arbitrave, PGMOL, ka deklaruar: "David Coote është pezulluar me efekt të menjëhershëm në pritje të një hetimi të plotë. PGMOL nuk do të bëjë komente të tjera deri sa procesi të përfundojë." Coote arbitroi ndeshjen e fundit të Liverpool në Premier League, në fitoren 2-0 kundër Aston Villa, të shtunën në mbrëmje. Lexo më tej: Nga Liverpool te Red Bull: Jurgen Klopp mbyll pushimet e rinis aventurën e re Hetimi është ende në fazat e para, pasi ekziston mundësia që video të jetë krijuar përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, por për momentin, arbitri është pezulluar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI