Flash

2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori

Lapsi.al 10 November 2024
2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori

2024 duket se do të jetë viti më i ngrohtë dhe viti i parë që temperaturat do të arrijnë në mbi 1.5 gradë Celsius më shumë se gjatë periudhës para-industriale, sipas Shërbimit të BE-së për Ndryshimet Klimatike “Copernicus”. Moti u tregua më i ashpër se kurrë, pasi klima më e ngrohtë nxiti modelet ekstreme të motit gjatë gjithë vitit 2024.

Shërbimi i BE-së për Ndryshimet Klimatike “Copernicus” thotë se viti 2024 është "praktikisht e sigurt se do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar" ndonjëherë. Kjo agjenci thotë gjithashtu se do të jetë viti i parë gjatë së cilit temperatura mesatare globale do të arrijë në mbi 1.5 gradë Celsius më shumë se nivelet e periudhës para-industriale.

Ky është kufiri që bota pati shpresuar të mos kalohej, sipas marrëveshjes së klimës të Parisit të vitit 2015 që u hartua për të shmangur efektet më të rënda të ngrohjes.

Ndikimet e një klime më të ngrohtë janë parë në episodet ekstreme të motit të këtij viti.

Puna për kërkimin dhe pastrimin ka vazhduar në Spanjën lindore mbi një javë pasi përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha rrënuan gjithçka dhe shkaktuan të paktën 217 viktima.

Shkencëtarët që përpiqen të shpjegojnë atë që ndodhi, shohin dy lidhje të mundshme me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.

Një shpjegim është se ajri më i ngrohur, mbledh dhe më pas shkarkon më shumë reshje.

Një tjetër shpjegim ka të bëjë me ndryshimet e mundshme në rrymat e ajrit mbi tokë që lëvizin sistemet e motit në të gjithë globin, duke shkaktuar motin ekstrem.

Shkencëtarët e klimës dhe meteorologët thanë se shkaku i menjëhershëm i përmbytjeve ishte një sistem stuhish me presion më të ulët, i cili u zhvendos për shkak të rrymave të ajrit tepër të paqëndrueshme.

Sistemi thjesht u ndal mbi rajonin dhe shkarkoi reshjet. Kësaj i shtohet edhe temperatura jashtëzakonisht e lartë e Detit Mesdhe.

"Pra, kemi një masë ajri vërtet të ngrohtë pranë sipërfaqes, të prodhuar nga deti i ngrohur Mesdhe. Dhe kemi një masë ajri më të ftohtë në nivelet e sipërme. Pra, kjo do të thotë paqëndrueshmëri. Pra, ajri është i paqëndrueshëm, vërtet i paqëndrueshëm", shpjegon David Pino, profesor i fizikës në Universitetin Politeknik të Katalonjës.

Bregdeti Mesdhetar i Spanjës është prekur nga stuhitë e vjeshtës që mund të shkaktojnë përmbytje, por ky episod solli përmbytjet më të fuqishme në kujtesën moderne.

Hannah Cloke, profesore e hidrologjisë në Universitetin Reading, thotë se autoritetet ishin të papërgatitura për përmbytjet.

"Është vërtet e vështirë të zgjidhet saktësisht se çfarë i ka shkaktuar këto përmbytje, sepse ka shumë faktorë që kontribuojnë. Po, ka patur vërtet një ngarkesë reshjesh në këtë rajon, sasi vërtet të pazakonta shiu nga ky sistem stuhish. Por në fakt, ka edhe shumë gjëra të tjera që po ndodhin. Jetonin shumë njerëz në vijën e përmbytjeve që po vinin, por paralajmërimet nuk mbërritën tek banorët dhe njerëzit u befasuan nga përmbytjet, ose nuk dinin se çfarë të bënin kur i dëgjuan ato paralajmërime”, thotë profesorja Cloke.

Në fillim të vitit, rajoni spanjoll i Katalonjës pësoi edhe thatësirën më të keqe në histori dhe shpalli gjendjen e emergjencës. Në fillim të shkurtit, alpet italiane ishin pa dëborë dhe patën dimrin më të ngrohtë në historinë e vendit. Ndërsa thatësira kishte përfshirë Afrikën që nga fundi i vitit 2023, pati përmbytje të pazakonta në vende si Arabia Saudite dhe uraganë të fuqishëm dhe të njëpasnjëshëm goditën Shtetet e Bashkuara. Në rang global, janari i vitit 2024 ishte janari më i ngrohtë në histori dhe po kështu pritet të rezultojë i gjithë viti. /VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI