Flash

Bie koalicioni i kancelarit Scholz, Gjermania përballet me zgjedhje të parakohëshme

Lapsi.al 7 November 2024
Bie koalicioni i kancelarit Scholz, Gjermania përballet me zgjedhje të

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë ra të mërkurën pasi kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e tij të financave dhe u hapi rrugën zgjedhjeve të parakohëshme, duke shkaktuar kaos politik në ekonominë më të madhe të Europës, disa orë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Pas shkarkimit të Ministrit të Financave Christian Lindner të partisë “Demokratët e Lirë” (FDP), Scholz pritet të kryesojë një qeveri të pakicës me Social Demokratët e tij dhe të Gjelbërit, partia e dytë më e madhe e vendit.

Atij do t’i duhet të mbështetet në një shumicë parlamentare të forcave të ndryshme politike për të miratuar ligje dhe ka në plan të thërrasë një votëbesim në qeverinë e tij më 15 janar, gjë që mund të shkaktojë zgjedhje të parakohëshme deri në fund të marsit.

Kancelari Scholz tha se do t'i kërkonte kreut të konservatorëve të opozitës Friedrich Merz, që është shumë përpara në sondazhe, mbështetjen për miratimin e buxhetit dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Merz do ta japë përgjigjen në një konferencë për shtyp të enjten në mëngjes. Rënia e aleancës prej tre partish të Scholz është pika kulmore e muajve të tërë mosmarrëveshjesh mbi politikën buxhetore dhe drejtimin ekonomik të Gjermanisë, ndërsa popullariteti i qeverisë ka rënë dhe forcat e ekstremit të djathtë e të majtë janë në rritje.

"Ne kemi nevojë për një qeveri që është në gjendje të veprojë, që ka forcën për të marrë vendimet e nevojshme për vendin tonë," u tha zoti Scholz gazetarëve.

Kancelari Scholz tha se e shkarkoi Lindnerin për shkak të pengesave shkaktuar prej tij lidhur me mosmarrëveshjet buxhetore, duke akuzuar ministrin se ka vendosur partinë para vendit dhe ka bllokuar legjislacione pa baza.

Kriza në qeverisje vjen në një pikë kritike për Gjermaninë, me një ekonomi në rënie, infrastrukturë të vjetëruar dhe një ushtri të papërgatitur. Një tronditje politike mund të nxisë zhgënjimin në rritje me partitë kryesore të Gjermanisë në favor të lëvizjeve më të reja populiste, përfshirë Alternativën për Gjermaninë, (AfD) kundër emigrantëve.

Në kushtet kur Franca po përballet gjithashtu me pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohëshme këtë vit, problemet në dy ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Europian mund të pengojnë përpjekjet për të çuar më tej integrimin e bllokut në një kohë kur po përballet me sfida nga lindja dhe perëndimi./VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI