Flash

Biden reagon për herë të parë pas fitores së Donald Trump

Lapsi.al 7 November 2024
Biden reagon për herë të parë pas fitores së Donald

Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden foli sot nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, pasi Donald Trump fitoi zgjedhet.

Në reagimin e parë pas fitores së Trump, Biden deklaroi se e ka përgëzuar Donald Trump dhe Partinë Republikane për fitoren e zgjedhjeve dhe tha se është e rëndësishme që tani ka një transferim paqësor i pushtetit.

“Për më shumë se 200 vjet, Amerika ka kryer vetëqeverisjen më të madhe eksperimentale në historinë e botës,” thotë ai.

“Dje fola me presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoj të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që populli amerikan meriton.” 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI