Flash

Zgjedhjet në SHBA/ Amerika vendos mes Donald Trump dhe Kamala Harris

Lapsi.al 5 November 2024
Zgjedhjet në SHBA/ Amerika vendos mes Donald Trump dhe Kamala Harris

Miliona qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t'iu drejtohen ditën e sotme qendrave të votimit për të presidentin e ri të vendit.

Sa më shumë afrohet ora e votimit, aq më shumë rritet dhe ankthi në të dy kahet, me sondazhet që parashikojnë një garë të ashër dhe diferencë shumë të ngushtë mes kandidates demokrate, Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump. Pikërisht për shkak të rezultatit të pritshëm të ngushtë edhe shpallja e fituesit mund të kërkojë ditë.

Këto zgjedhje janë historike për shumë arsye. Nëse zgjidhet Harris, ajo do të jetë presidentja e parë femër me ngjyrë në historinë amerikane.

Një arsye tjetër janë kushtet dhe sfidat me të cilat do të përballet secili prej dy kandidatëve, pavarësisht nëse zgjidhet. Në periudhën e mëparshme, çështjet dominuese të periudhës parazgjedhore ishin brenda SHBA-ve, saktësia dhe situata e përgjithshme ekonomike e vendit dhe jashtë vendit se si Harris apo Trump do të përballen me luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën.

Dy kandidatët kanë përfunduar edhe fushatat e tyre elektorale pak orë më parë. Trump bëri thirrjet e tij të fundit për votim nga Michigani, ndërsa Harris nga Filadelfia.

Të këshilluara

Amerikanët zgjedhin mes Trumpit dhe Harrisit

Qytetarët amerikanë votojnë sot për zgjedhjet historike presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete kryesore që...

08:22

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI