Flash

Prapaskena e pabesueshme mbi Koopmeiners: "Për 20 ditë nuk ka fjetur në shtrat"

Lapsi.al 5 November 2024
Prapaskena e pabesueshme mbi Koopmeiners: "Për 20 ditë nuk ka

Kundër Lille në Champions League, Thiago Motta synon të mbështetet në centimetrat dhe cilësinë e Koopmeiners dhe Thuram. Holandezi është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të brinjës që pësoi gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe synon të tregojë se e meriton vendin e titullarit në këtë Juventus.

Koopmeiners 20 ditë pa shtrat

Tuttosport zbulon një episod kurioz për rikuperimin e tij. Forca e vullnetit të Koop kuptohet edhe nga prapaskena e rikuperimit të tij nga fraktura në brinjës për shkak të një përplasjeje loje që e bëri të mungojë në kombëtare dhe i humbi një pjesë loje me Cagliarin dhe më pas ndeshjet kundër Lazio, Stuttgart dhe Inter. Për rreth njëzet ditë holandezit iu desh të flinte në kolltuk dhe jo në krevat, për shkak të dhimbjes që nuk e lejonte të merrte frymë, aspekt që ndikoi shumë në cilësinë e pushimit të lojtarit.

Lexo më tej: "Dua vetëm Juventus": Koopmeiners paraqet çertifikatën e tretë mjekësore, tërbohet Atalanta

E ky lloj dëmtimi pati ndikim edhe në stërvitje sepse, nëse nga njëra anë Koop vazhdonte të kryente disa lloje të punës në palestër, nga ana tjetër në aspekte të ndryshme, si vrapimi, mesfushori duhej të ndalonte për shkak të dhimbjeve në brinjë, duke e bërë kështu shërimin e plotë më të gjatë. Por Koopmeiners shtrëngoi dhëmbët dhe tani është gati...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI