Flash

Donald Trump voton në Florida: Nuk e kam gati fjalimin e fitores

Lapsi.al 5 November 2024
Donald Trump voton në Florida: Nuk e kam gati fjalimin e fitores

Ish-presidenti dhe kandidati për president në SHBA, Donald Trump ka votuar sot në Florida, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania Trump.

Trump i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga qendra e votimit, duke thënë se ndihet i bindur dhe i sigurt në fitore.

Ai tha se republikanët kanë dalë masivisht në votime mëngjesin e këtij 5 nëntori në çdo shtet të SHBA-së.

“Ne i duam të gjithë, ne do të jemi gjithëpërfshirës. Kemi një shtet të mrekullueshëm, por shteti ynë është në telashe. Kemi nivel të madh krimi në rrugë, emigrantë ilegalë që vërshojnë në kufij. Nuk na duhen këto. Ndihem shumë i sigurt. Republikanët kanë dalë masivish, të shohim si do të dalë, por më rezulton që republikanët kanë dalë masivisht të votojmë”, u shpreh Trump.

Trump theksoi edhe njëherë politikat e tij, duke thënë se parësore do të mbetet forcimi i kufijve për ndalimin e emigrantëve ilegalë. I pyetur nëse do t’i bënte thirrje mbështetësve të tij të mos i drejtohen dhunës, Trump tha se nuk ka nevojë ta bëjë një gjë të tillë, pasi ai dhe republikanët “nuk besojnë te dhuna”.

“Shumë mendonin se inflacioni është problemi më i madh, unë mendoj se emigrantët ilegalë janë problemi kryesor, më pas vjen inflacioni i lartë. Nuk kam pse ta them unë, nuk do të ketë dhunë, mbështetësit e mi janë njerëz të mirë, njerëz që besojnë jo te dhuna. Do të jem në Mar a Lago me Melanian, për të cilën jam shumë krenar. Libri i saj është më i shituri tani”, tha Trump.

Kandidati republikan tha se nuk e ka ende gati një fjalim në rast se fiton.

“Nuk e kam gati një fjalim. Nuk jam demokrat, nëse fitoj, nuk dua të mendoj për humbjen, por nëse fitoj jam i gatshëm ta mbaj një fjalim pa e përgatitur më parë”, përfundoi ai.

Të këshilluara

Amerikanët zgjedhin mes Trumpit dhe Harrisit

Qytetarët amerikanë votojnë sot për zgjedhjet historike presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete kryesore që...

08:22

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI