Flash

Video/ Penallti skandaloze në shtesë, 1-1 me Teutën Partizani i tërbuar me arbitrin

Lapsi.al 4 November 2024
Video/ Penallti skandaloze në shtesë, 1-1 me Teutën Partizani i

Partizani pa t'i shpëtonte një fitore të mundshme në fund të një ndeshjeje dramatike ndaj Teutës. Vetëm 1-1 në shtëpi, në javën e 12-të të Kategorisë Superiore, me një penallti që tërboi kryeqytetasit. Në avantazh me golin e kapitenit Cara, protagonist në shtesë u bë arbitri Albert Doda. Një penallti e akorduar në favor të durrsakëve, edhe pse topi u përplas në fillim në gju, pastaj në dorën e lojtarit të të kuqve.

Partizani kaloi në avantazh shpejt falë golit të kapitenit Cara, që finalizoi me ftohtësi pas një aksioni nga e majta. Më pas, kryeqytetasit kërkuan të administronin rezultatin, duke pritur momentin e duhur për të shënuar një gol të dytë përmes kundërsulmeve. Megjithatë, rastet e shpërdoruara përpara portës kundërshtare lanë hapësirë për Teutën, që shtoi presionin dhe insistoi për të barazuar rezultatin.

[video width="712" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/67290121ed642-1.mp4"][/video]

Barazimi erdhi në momentet e fundit të lojës, kur një penallti u akordua për Teutën pas një prekjeje të topit me dorë nga Bytyçi brenda zonës. Kjo ishte e para penallti e dhënë kundër Partizanit këtë sezon. Lloci, nga pika e bardhë, nuk gaboi, duke vulosur barazimin 1-1 dhe duke i privuar Partizanit fitoren.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/67291974323eb.mp4"][/video]

MOVIOLA

Ndeshja përfundoi me një atmosferë të tensionuar dhe dyshime rreth vendimit të penalltisë. Ish-gjyqtari i Superiores, Klajdi Kola, e konsideroi vendimin e arbitrit Albert Doda si të gabuar, edhe pse ky vendim u mor pas ndërhyrjes së VAR-it, i cili e ftoi arbitrin të rishikonte situatën që ai kishte anashkaluar fillimisht.

Lexo më tej: Video/ Gabon Selmani, Tirana ndëshkohet nga Ndreca: Egnatia zhyt në krizë bardheblutë

Në moviolën e bërë në Supergol në RTSH, pas ndeshjes, Kola gjykoi se “topi prek dorën, por situata duhet të interpretohej ndryshe. Futbollisti i Partizanit devijoi fillimisht topin me gju, dhe topi kaloi nga gjuri tek dora. Sipas rregullores, nuk duhet të konsiderohet penallti kur topi devijohet nga një pjesë e trupit dhe më pas prek dorën.”

Vendimi për penallti pritet të nxisë diskutime, ndërsa Partizani humbet një mundësi për të marrë tre pikë të rëndësishme në një ndeshje ku kishte kontrollin për pjesën më të madhe të kohës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI