Flash

Kryemadhi: SPAK ka shkelje ligjore në dosjen kundër meje!

Lapsi.al 4 November 2024
Kryemadhi: SPAK ka shkelje ligjore në dosjen kundër meje!

Pasi është paraqitur në SPAK, Kryemadhi ka thënë se publiku do njihet "me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë”, ndërsa shtoi se ka evidentuar një sërë shkeljesh ligjore nga organi akuzës.

Ndër të tjera ajo tha se nuk ka asnjë komunikim me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, i cili ndodhet në paraburgim.

"Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem dhe me padrejtësitë që behën. Po bej mbrojtjen time ligjore për pretendimet e SPAK ndaj meje. Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore nga organi akuzës, që do kundërshtohen dhe do u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj që thuhet.

Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë. Duroni se do të informoheni për të gjitha. Do tregohet se sa i vërtetë është i gjithë procesi. Me Ilir Metën s’ka asnjë komunikim" u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje, ndërsa përballet me tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Më 23 tetor, Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj deputetes, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Të këshilluara

21 Janari/ Ish-deputeti i PS në SPAK

Ish-deputeti i PS-së Arben Çuko ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme. Ish-deputeti socialist mësohet se ka dëshmuar per 21 janarin. Pas daljes nga SPAK, Çuko...

11:15

Trafik kilometrik në Elbasan

Trafik i rënduar në daljen e Elbasanit. Burime nga vendngjarja raportojnë se radhët e makinave shtrihen disa kilometra të gjata, duke shkaktuar vonesa të mëdha ...

21:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI