Flash

Harris dhe Trump përgatiten për beteja ligjore nëse nuk do të ketë fitues të qartë

Lapsi.al 4 November 2024
Harris dhe Trump përgatiten për beteja ligjore nëse nuk do

Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Gara mes Nënresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është megjithatë aq e ngushtë, saqë ekipet e tyre janë në gatishmëri për betejat ligjore që mund të pasojnë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias na sjell të tjera detaje.

Në fillim të këtij viti kandidati republikan për president, Donald Trump, tha se nëse rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit do të jenë "të ndershme, të drejta e të lira", ai do t'i pranonte ato.

Zyrtarët zgjedhorë janë të bindur se procesi do të jetë i drejtë, i sigurt dhe transparent, por ish-presidenti ka shprehur gjithnjë e më shumë shqetësimin se kundërshtarët e tij mund të bëjnë manipulime. “Ata janë një mori mashtruesish. Nëse do të arrijmë ta kontrollojmë (manipulimin), do të kemi një fitore të jashtëzakonshme”, tha zoti Trump.

Gjatë një interviste që u transmetua muajin e kaluar në rrjetin televiziv NBC Nënpresidentja Kamala Harris i tha gazetares Hallie Jackson, se ekipi i saj ishte i përgatitur nëse zoti Trump do të humbiste zgjedhjet dhe do të tentonte të përmbysë rezultatin e tyre.

“Ne do të merremi me natën e zgjedhjeve dhe ditët pasardhëse, me çfarë do që do të ndodhë. Ne kemi burimet, ekspertizën dhe vëmendjen e duhur gjithashtu”, tha zonja Harris.

Kuvendi Kombëtar Republikan ka krijuar të ashtuquajturin "Programi mbi Integritetin e Zgjedhjeve" në shtetet e fushëbetejës. Përfaqësuesit ligjorë të tyre kanë ngritur më shumë se njëqind padi mbi dyshime për parregullsi lidhur me rregullat e votimit, por shumë prej tyre janë hedhur poshtë nga gjykatat.

Demokratët kanë nisur përpjekjet e tyre ligjore, përfshirë padinë për të parandaluar vonesat e mundshme në çertifikimin e rezultatit në shtetin e Xhorxhias.

Në garat e forta presidenciale si ajo e këtij viti, betejat ligjore janë të pritshme. Shumica e tyre do të ndodhë në shtetet e pavendosura, parashikojnë analistët.

“Në qendrat e votimit, ne shpesh shohim debate nëse fletët e votimit po trajtohen ashtu siç duhen. Në ditën pas zgjedhjeve ka mosmarrëveshje nëse votues të veçantë, që nuk e kanë emrin në lista, kanë apo jo të drejtë të votojnë, dhe nëse vota e tyre duhet numëruar”, thotë Michael Thorning, i Qendrës së Politikave Dypalëshe.

Ndërkohë ekspertët ligjore thonë se kushdo që ka pretendime për manipulime duhet të paraqesë prova.

“Ekspertët ligjorë (të partive politike) duhet të bëjnë kujdes me pretendimet që kanë. Ata duhet të sigurohen se mund t’i provojnë ato, përndryshe mund t'i nënshtrohen masave disiplinore, siç e kemi parë edhe në vitin 2020", thotë Robert Graci, i organizatës së pavarur “Keep Our Republic”, (Një Republikë).

Ish-avokatit të zotit Trump, Rudy Giuliani për shembull, iu hoq liçensa për përhapjen e pretendimeve të pabaza se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur.

Betejat ligjore mund të vonojnë shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Por nëse të martën në mbrëmje rezultatet janë qartësisht në favor të një kandidati, me një diferencë të dukshme, analistët thonë se do të jetë shumë më e vështirë për partinë kundërshtare që t'i kundërshtojë rezultatet. /VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI