Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Emigrantët të Shqipëri, tjetër vendim i gjykatave kundër Melonit

Lapsi.al 4 November 2024
Emigrantët të Shqipëri, tjetër vendim i gjykatave

Për qendrat në Shqipëri “nuk ka kthim prapa, ne ecim përpara”. Kjo është linja e qeverisë italiane. Kështu iu përgjigj kryeministrja Giorgia Meloni një gazetari që hodhi hipotezën e “dështimit” të marrëveshjes me Tiranën: “Sërish? E ke fiksim...”, - ia preu shkurt ajo në përgjigjen e saj. Por më pas, Gjykata e Katanias nuk miratoi ndalimin e urdhëruar nga komisari i policisë së Raguzës për 5 emigrantë, 3 të ardhur nga Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi, të cilët kërkuan statusin e refugjatit në Itali.

Lista e vendeve “të sigurta” e miratuar nga qeveria italiane dhe që më vonë u ndryshua, sipas gjyqtarëve, "nuk e përjashton gjykatën nga detyrimi për të verifikuar pajtueshmërinë" e këtij "përcaktimi me ligjin e Bashkimit Evropian" pasi "në Egjipt ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut" të cilat "ndikojnë liritë e një rendi demokratik".

Një tjetër ndalesë erdhi në mbrëmje nga Roma. Gjyqtarja dhe presidentja e seksionit të imigracionit, Luciana Sangiovanni ka nxjerrë një dekret që pezullon efektivitetin e mohimit nga komisioni territorial për kërkesën për azil të njërit prej 12 emigrantëve që ishin transferuar në Shqipëri. Me këtë dispozitë, magjistratja i referohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për “vendet e sigurta”, duke kërkuar përgjigje urgjente dhe duke përmendur “ndërhyrjen e fundit të qeverisë italiane”.

Vendimi i Gjykatës së Katanias është “një dënim shumë i qartë”, për Partinë Demokratike në opozitë. Ndërsa Lega e Salvinit në pushtet tha se kjo vjen: "për shkak të disa gjyqtarëve komunistë që nuk zbatojnë ligjet. Vendi i pasigurt është tani Italia. Por ne nuk do të dorëzohemi!", - akuzoi vetë zëvendëskryeministri Matteo Salvini. I ngjashëm është edhe reagimi që vjen nga Vëllezërit e Italisë, partia e kryeministres. “Rrobat e kuqe godasin sërish”, - sulmoi nënkryetari i grupit parlamentar, Salvo Sallemi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Itali, i riu shqiptar kapet me drogë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mbi të rëndon akuza e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë një kontroll në banesën e të ...

17:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI