Flash

Trafik kilometrik në Elbasan

Lapsi.al 3 November 2024
Trafik kilometrik në Elbasan

Trafik i rënduar në daljen e Elbasanit. Burime nga vendngjarja raportojnë se radhët e makinave shtrihen disa kilometra të gjata, duke shkaktuar vonesa të mëdha për udhëtarët. 

Gjithashtu trafik i rënduar është çdo ditë edhe në zonën e Librazhdit, kjo ka ndodhur për shkak të disa punimeve që po bëhen në një urë, e cila momentalisht është bërë me një kalim të vetëm.

Këto punime, ka bërë që të bllokohen qindra udhëtarë të cilët po lëvizin nga Korça drejt kryeqytetit. Rruga Hotolisht-Mirakë dhe Labinot-Elbasan kërkon më shumë se dy orë për t'u përshkuar, por automjetet kanë mbetur të bllokuar në këtë aks rrugor.

Kohët e fundit për të përshkruar juglindjen e vendit për shkak të trafikut të rënduar një shofer duhet të llogarisë mirë orën kur niset për të udhëtuar. Edhe mungesa e një bypassi të mirëfilltë në Elbasan rëndo nejet situatën. 

Për shkak të mungesës së bajpasit të Elbasanit, por edhe punimeve në Librazhd, për të shkuar nga Tirana në Korçë një qytetar duhet të shpenzojë 4-5 orë kohë për një distancë rreth 160 km. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI