Flash

E zhveshur në oborr/ Protesta e fortë e studentes iraniane (VIDEO)

Lapsi.al 3 November 2024
E zhveshur në oborr/ Protesta e fortë e studentes iraniane (VIDEO)
Në Iran, një studente e Universitetit Islamik Azad të Teheranit u ndëshkua për veshjen e saj nga njerëzit e sigurimit të universitetit sepse ajo mbante shaminë e saj në një mënyrë "të papërshtatshme". Por vajza ka vendosur të mos e lërë me kaq ndaj në shenjë proteste, u zhvesh dhe qëndroi në oborrin e universitet pa rroba. Skena u përjetësua në një video që u bë virale në rrjetet sociale iraniane, ku vajza shihet e ulur, me të brendshme dhe sytjena, në oborrin e departamentit të Shkencës dhe Kërkimit të universitetit. Më pas studentja u arrestua. “Pas një akti të pahijshëm nga një studente në universitet, sigurimi i kampusit ndërhyri dhe ua dorëzoi atë autoriteteve të policisë” - shkroi në X, Amir Mahjoub, drejtor i përgjithshëm i marrëdhënieve me publikun në universitet. “Motivet dhe arsyet e veprimeve të studentes janë aktualisht nën hetim” - shtoi ai. Amir Kabir Newsletter, një grup studentor në Telegram, raportoi detaje të incidentit, duke shkruar se studentja mbeti vetëm me të brendshme pasi ajo ishte dhunuar nga forcat e sigurisë për çështjen e shamisë ndërsa rrobat e saj ishin grisur nga forcat e sigurisë. Gjatë arrestimit studentja ka pësuar një sulm të rëndë fizik, pasi koka iu godit ose në derën e makinës ose në një shtyllë, duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe. “Në gomat e makinës janë gjetur njolla gjaku”, thuhet në raport. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI