Flash

Rusia gjobit Google me 20 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 dollarë

Lapsi.al 1 November 2024
Rusia gjobit Google me 20 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000

Rusia e ka gjobitur kompaninë Google me një shumë parashë që e ka vlerën më të madhe sesa i gjithë prodhimi bruto i botës, për shkak të kufizimeve të vëna ndaj kanaleve të propagandës ruse në YouTube.

Gazeta ruse e biznesit, RBC njoftoi këtë javë se 17 kanale televizive ruse kishin ngritur padi në gjykatat e këtij vendi, të cilat vunë gjoba komplekse që kapin një shumë të pakuptueshme me 34 zero.

Për krahasim, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, totali i prodhimit bruto i të gjithë botës vlerësohet të jetë 110 trilion dollarë. Ndërkaq, kompania ombrellë e firmës Google, Alphabet, ka një vlerë tregu prej rreth 2 trilion dollarësh.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e pranoi të enjten para gazetarëve se ai "as që mund ta shqiptojë saktë këtë shifër", ndërsa tha se gjoba ishte "e mbushur me simbolikë".

"Google nuk duhet të kufizojë aktivitetet e transmetuesve tanë, dhe Google po e bën këtë," tha ai.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass njoftoi këtë javë se gjykata ruse e kishte urdhëruar më parë firmën Google që t’i zhbllokonte kanalet në YouTube ose do të përballej me shtimin e gjobave. Gjoba ka arritur shifra marramendëse sepse dyfishohet çdo javë.

Në muajin gusht, shërbimi i rrjetit YouTube në Rusi pësoi një avari masive. YouTube konsiderohet si një nga rrjetet e pakta të mbetura ku audiencat në Rusi mund të ndjekin lajme të pavarura. Moska i bllokon faqet e lajmeve të pavarura në internet, ndërsa liria e shtypit është zhdukur. Google nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar. /VOA

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, dy të plagosur

Dy automjete të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, janë përplasur me njëra-tjetrën në Pogradec. Nga informacionet paraprake, mësohet se kanë mbetur të...

19:06

Ilir Meta me tjetër reagim nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky është një ekzaltimi fals i...

19:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI