Flash

Përmbytjet në Valencia: mes viktimave edhe futbollisti Castillejo

Lapsi.al 1 November 2024
Përmbytjet në Valencia: mes viktimave edhe futbollisti Castillejo
Ndër viktimat e shumta të përmbytjeve që kanë gjunjëzuar Valencian dhe Komunitetin Valencian, është edhe një futbollist. Bëhet fjalë për José Castillejo, 28 vjeç, lojtar ofensiv që ka pasur një të kaluar në Valencia. I lindur më 29 shkurt 1996, futbollisti fatkeq ka luajtur në ekipet e moshave të klubit deri në Under 18. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për ekipe të tjera të rajonit: Paterna, Torre Levante, Buñol, Recambio Colón de Valencia dhe CD Roda e Castellón, si dhe Eldense (liga e tretë spanjolle).

KUJTIMI NGA VALENCIA

Valencia e kujtoi atë në profilin e saj në rrjetet sociale: “Valencia CF vajton ndarjen nga jeta të José Castillejo, viktimë e katastrofës DANA. José Castillejo u rrit në ekipet e moshave të klubit dhe ka luajtur për ekipe të ndryshme në Komunitetin Valencian. Prehu në paqe.”

DHE NGA ELDENSE

“Lajme të tmerrshme që marrim për shkak të katastrofës së DANA-s. CD Eldense vajton thellësisht ndarjen nga jeta, në moshën 28 vjeçare, të José Castillejo, ish-lojtar i azulgranas në sezonin 2015/2016. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. Prehu në paqe.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI