Flash

Influencuesja Taylor Mega lë "thatë" CR7: “Më ka shkruar Cristiano Ronaldo”

Lapsi.al 1 November 2024
Influencuesja Taylor Mega lë "thatë" CR7: “Më ka

Influencuese dhe futbollist, një kombinim shpesh i pranishëm në botën e futbollit dhe të spektaklit. Ka pasur dhe do të ketë shumë çifte të këtij lloji, për kënaqësinë e mediave rozë. Influencuesja e njohur italiane, Taylor Mega, e cila ka shumë ndjekës në Instagram, ka zbuluar në emisionin Striscia la Notizia një bisedë private me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.

“Më ka shkruar Cristiano Ronaldo”

Taylor Mega u kontaktua nga Striscia la Notizia në lidhje me thashethemet për një histori të mundshme me Fedez dhe debatin mes këngëtarit dhe influencueses tjetër Chiara Ferragni. Gjatë intervistës, Taylor Mega zbuloi gjithashtu për “flirtin” me portugezin Cristiano Ronaldo përmes mesazheve. Një dialog i shkurtër, por i qartë.

Lexo më tej: CR7 dhe kontrata e bujshme e ndarjes: Georgina do të marrë 100 mijë euro në muaj përjetë e 'Vilën Ronaldo'

“Cristiano Ronaldo më shkruante. Nuk jam e vetmja vajzë që ka marrë mesazhe prej tij, ai i shkruan një morie vajzash. Shumë kanë shkuar me të, të tjera jo. Unë iu përgjigja, por ishin vetëm tre mesazhe në total. Çfarë do të fitoja unë duke shkuar me të? Çfarë më mbetet brenda? Nuk më tërheq as nga ana estetike, çfarë të ofron?”.

Edhe Cristiano Ronaldo përjeton refuzimet si gjithë tjerët!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI