Flash

Caressa, tallja epike për Vlahovic: “Prek më pak topa se Perin dhe Di Gregorio”

Lapsi.al 1 November 2024
Caressa, tallja epike për Vlahovic: “Prek më pak topa se Perin
Gjashtë gola në dhjetë ndeshje të kampionatit, tetë në trembëdhjetë në total duke përfshirë dopietën në Champions kundër Leipzigut. Ky është bilanci i fillimit të sezonit për Dusan Vlahovic, i cili, pavarësisht një ecurie të mirë në aspektin e golave, është lojtari më pak i përfshirë i Juventusit, siç theksoi opinionisti Fabio Caressa nga studiot e Sky Sport.

Caressa: “Vlahovic prek më pak topa se Perin dhe Di Gregorio”

“Edhe kundër Parmës humbi një rast të shkëlqyer - komentoi Caressa -. Të dhënat tregojnë se është lojtari më pak i përfshirë te Juventus, me numrin më të ulët të prekjes së topit (mesatarisht 23.1 në 90 minuta, më pak edhe se Perin dhe Di Gregorio) dhe të pasimeve të pranuara (mesatarisht 16.7 në 90 minuta, sërish më pak se Di Gregorio dhe Perin). Sa i përket pasimeve progresive në të tretën e fushës kundërshtare, ku duhet të jetë më ndikues, renditet i dhjeti me 4.1 pasime”. Lexo më tej: Krahasimi mes Allegri e Thiago Motta është mizor: Juventus nuk është përmirësuar

“Pjesëmarrje e dobët në lojë”

“Për më tepër, pasimet e realizuara janë zvogëluar ndjeshëm në krahasim me sezonin e kaluar, për shkak të pjesëmarrjes së tij të dobët në lojë. Pavarësisht se ka shënuar, shifrat tregojnë që Vlahovic është lojtari më pak i përfshirë te Juventus”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI