Flash

Video/ Prodani e Melo trondisin Egnatian: Laçi i Morieros i jep leksion kampionëve

Lapsi.al 30 October 2024
Video/ Prodani e Melo trondisin Egnatian: Laçi i Morieros i jep leksion

Laçi po përjeton një transformim të madh nën drejtimin e trajnerit Françesko Moriero, duke e lënë pas periudhën e paqëndrueshmërisë nën Armando Cungun. Kurbinasit treguan edhe një herë forcën e tyre, duke mposhtur kampionët e Egnatias me një fitore bindëse 2-0. Prodani në minutën e 11′ zhbllokoi ndeshjen, Melo në të 53′ vulosi rezultatin.

Në fushën e tyre, Laçi shënoi nga një gol në secilën pjesë loje, duke shfrytëzuar pasiguritë e Egnatias dhe duke siguruar tre pikë që i afrojnë më shumë me zonën e mesme të renditjes, duke rritur shpresat për mbijetesë. Prodani hapi ndeshjen në minutën e 11'. Goli i mbrojtësit tronditi rrogozhinasit, që nuk mundën të dilnin në lojën e tyre. Melo në minutën e 53' shënoi edhe golin e dytë që hipotekoi suksesin e dytë në tre ndeshje për teknikun italian, që mbetet i pathyer. Fitorja e radhës tregon se Laçi është një skuadër e rilindur dhe e vendosur për të mbijetuar në kampionat.

Lexo më tej: Video/ Skandal në Lushnje, shashka plagos Malën: Vllaznia fiton Klasiken me tension

Nga ana tjetër, Egnatia vazhdon të përballet me kriza të thella, duke shënuar kështu ndeshjen e tretë radhazi pa fitore – një tronditje për kampionët që po përjetojnë një sezon të vështirë pas triumfit të fundit.

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/67223ef9e3f00-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI