Flash

Shpërndante kokainë në Belgjikë, dy vite burg për shqiptarin

Lapsi.al 30 October 2024
Shpërndante kokainë në Belgjikë, dy vite burg për

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 24 muaj burg dhe 8000 euro gjobë, pasi akuzohet se shpërndante kokainë brenda dhe përreth Hasselt për një muaj. Mediat vendase shkruajnë se një patrullë policie kapi në flagrancë shqiptarin më 30 mars kur tentoi të shiste një dozë kokaine.

Gjatë ndërhyrjes, tregtari ka tentuar të ikë duke e shtyrë në gjoks njërin prej efektivëve. Shqiptari u arrestua dhe gjatë kontrollit rezultoi se ai kishte njëmbëdhjetë doza me nga 0.6 gram kokainë dhe 100 euro para cash.

Gjithashtu gjatë marrjes në pyetje nga policia dhe gjyqtari hetues, shqiptari ka pranuar se drogën e ka shitur për llogari të një personi tjetër. Në telefonin e tij u gjetën disa adresa dhe imazhe me vendndodhje ku ai duhej të dorëzonte kokainën.

Të këshilluara

Atentati në Shkodër, vjen reagimi i policisë

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkul...

17:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI