Flash

Policia numëron kufomat në Dobraç, vriten Hamza Lici dhe Arlind Bushati

Lapsi.al 30 October 2024
Policia numëron kufomat në Dobraç, vriten Hamza Lici dhe Arlind

Ende nuk dihet arsyeja që i çoi Hamza Licin dhe Arlind Bushatin në Dobraç të Shkodrës, por të dy janë pritur me breshëri plumbash dhe udhëtimi në periferi ka qenë fatal. Hamza Lici, djali i Mustafa Licit është pjestar i një familjeje të njohur për konfliktin me grupin e Bajrave, ndërsa Arlind Bushati disa ditë më parë i kanë dhënë një mesazh kërcënues, të cilin ai e kishte denoncuar në polici.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një mjet Mercedes Benz kur u qëlluan me armë. Mjeti i tyre ka lëvizur për më shumë se 300 metra nën breshërinë e plumbave, që i morën jetën menjëherë Hamza Licit. Sipas dëshmitarëve viktimat kanë nxjerrë armët dhe janë kundërpërgjigjur, por në momentin që u qëllua makina e tyre ka devijuar nga breshëritë e armëve dhe ka përplasur një çift që udhëtonin me motor.

Bashkim Basha dhe Flutura Basha, dy të moshuar, po ktheheshin në shtëpinë e tyre aty pranë.

Gruaja e moshuar që ishte pasagjere në motorr ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i shoqi është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës.

Disa orë pas ngjarjes, policia shpërndau një njoftim për mediat, sipas të cilit "automjeti ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B" thuhet në njoftimin e policisë.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes nga spitali i Shkodrës u njoftuar se Arlind Bushati, 32 vjeç ndërroi jetë. Ai është edhe djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Shkodrës.

Denoncimi i Arlind Bushatit në polici

Rreth tre javë më parë, Arlind Bushati u paraqit në polici me një denoncim. Dy persona të maskuar që lëviznin me një motor i kishin drejtuar pistoletën në shenjë kërcënimi. Për këtë ngjarje, Bushati kishte kërkuar mbrojtje nga policia, ndërkohë që kërcënimi ishte bërë në mes të ditës në një zonë të mbipopulluar.

Nuk dihet nëse policia arriti t'i gjejë personat që e këcënuan Bushatin, por ditën e sotme ai u qëllua për vdekje në atentatin në Dobraç.

Hasmëria mes fisit Lici dhe Bajrave

Dobraçi është një zonë që përmendet vazhdimisht në media për shkak të ndikimit që kanë aty grupi i Bajrave. Pjestarët e grupit së fundmi kanë marrë një goditje nga SPAK, pas daljes së përgjimeve të SKY ECC, megjithatë konflikti me fisin Lici është permanent.

Babai i Hamza Licit, Mustafa Lici ishte në SPAK disa muaj më parë për të dhënë një dëshmi, ndërsa vëllai tjetër i tij, Ibrahim Lici është shpallur në kërkim dhe aktualisht gjendet në Turqi. Duke njohur konfliktin me Bajrat, mbetet mister arsyeja që e ka çuar në Dobraç Hamza Licin.

SKY ECC zbuloi inkriminimin e policisë së Shkodrës

Përgjimet e SKY ECC kanë zbuluar një bashkëpunim të frikshëm të policisë së Shkodrës me bandat. Rasti më flagrant ishte ai i shefit të krimeve të këtij qyteti, Ardit Hasanbegaj i cili në disa raste i bindej të fortëve për lokalizimin e kundërshtarëve apo për manipulimin e hetimeve.

I tillë ishte rasti i vrasjes së Gjin Boriçit nga grupi i Bajrave, për të cilin më vonë shefi i krimeve të Shkodrës u urdhërua të mos hetonte. Po ashtu, nga bisedat në SKY ECC u zbulua se ish-shefi i Krimeve të Shkodrës, Ardit Hasanbegaj i shërbeu bandës së Bajrave edhe për kërkimet e Ibrahim Licit, që ishte shënjestra e tyre kryesore në Shkodër. Madje familja Lici u vu në përgjim për komunikimin me Ibrahim Licin dhe informacionet e policisë kalonin direkt tek banda kundërshtare që kërkonte vrasjen e tij.

Lexo edhe: Shefat me SKY ECC/ Si u shndërruan policët në ushtarë të Krimit!

Edhe pas operacioneve të SPAK, ngjarja e fundit tregoi se bandat janë një realitet i pamohueshëm në qytet, ndërsa policisë nuk i ngelet tjetër veçse të numërojë kufomat./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI