Flash

Polici i Shkodrës ngre alarmin: Na tradhtojnë kolegët, na shesin te kriminelët

Lapsi.al 30 October 2024
Polici i Shkodrës ngre alarmin: Na tradhtojnë kolegët, na shesin

Një efektiv i policisë së Shkodrës ka folur në kushte anonimati në emisionin “Top Story” në TCH për situatën e krimit në këtë qytet. Ai thotë se kriminelët marrin informacione nga policë të korruptuar për të kryer eliminime.

“Shumë shkurt, atentatet bëhen sepse shiten policët. Atentatorët diku marrin informacion sepse është e pamundur që ata t’i njohin të gjithë policët. Atentatet janë bërë ndaj policëve në sektorë të ndryshëm, OPGJ, patrulla, Shqiponja, krime dhe madje edhe ndaj Rrugores. Kjo do të thotë se ata marrin informacione diku, madje shumë të sakta. Dikush i shet policët” - u shpreh efektivi i policisë.

Ky person që flet në kushtet e anonimatit, punon prej vitesh në Policinë e Shkodrës. I gjendur përballë frikës se në një të ardhme të afërt mund të ketë fatin e kolegëve të tij, ka vendosur të flasë dhe të adresojë problematikat që kanë mbërthyer Policinë e Shkodrës. Shpesh, të dorëzuar nga lidhjet e zgjatura të bandave brenda këtij institucioni.

“Policët shiten nga kolegët e tyre. Është e pamundur që një epror që vjen nga rrethet të ketë dijeni për të gjithë policët, për punën, për lidhjet, për banesat, etj. Policet shiten nga kjo strukture e kalbur që janë disa policë, që kanë vite në punë dhe që janë të lidhur me krimin dhe kriminelët.

Janë ata policë që nga njëra anë e mbajnë mirë me shkelësit e ligjit dhe nga ana tjetër u lëpihen eprorëve për të mos i transferuar. Kështu tërhiq e mos e këput krijojnë dhe balanca financiare. Atentati më i rëndë ishte ai ndaj kolegut Gjergj Ndershtiqaj”, - u shpreh polici.

Në 16 mars të këtij viti ndaj Ndërshtiqajt pati një atentat për shkak të profesionit. Ai u qëllua me 106 plumba sapo doli nga makina, por mundi të shpëtojë edhe pse mori 3 plumba në trup. Makina shpërtheu në flakë. 30-vjecari ka bërë dy operacione të rrezikshme. Dy plumba mori edhe miku i tij që ndodhej në makinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI