Flash

Atentati në Shkodër, ndërron jetë në spital Arlind Bushati

Lapsi.al 30 October 2024
Atentati në Shkodër, ndërron jetë në spital Arlind

Rëndohet bilanci i atentatit që ndodhi këtë të mërkurë në Shkodër. 32-vjeçari Arlind Bushati nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që mori duke bërë që të shkojë në 3 numri i viktimave. I riu është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidatit të PD-së për kryetar bashkie në 2022.

Më herët në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë Hamza Lici, vëllai i vogël i “të fortit” të Shkodrës Ibrahim Lici. Ndaj tyre hapën zjarr persona që gjendeshin në një makinë tip Range Rover që më pas u gjet e djegur në afërsi të fshatit Golem. Brenda saj ndodheshin edhe 2 automatikë që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Duke u përpjekur që t’u shpëtonin plumbave, Lici dhe Bushati kanë devijuar makinën, por fatkeqësisht kanë goditur një motoçikletë ku udhëtonin një çift. Për pasojë humbi jetën 56-vjeçarja Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, 67-vjeçari Bashkim Basha po lufton për jetën në spital.

LEXO EDHE: Dalin PAMJET/ Çfarë u gjet në makinën e djegur të autorëve të atentatit në Shkodër

Është e paqartë kush ishte shënjestra, 23-vjecarin Lici apo 32-vjecarin Bushati. Brenda makinës së tyre policia tha se gjeti 3 pistoleta, por nuk dihet nëse kanë pasur kohë që t’i përdornin. Në 10 tetor Arlind Bushati u kërcënua teksa po pinte kafe në pedonalen e Shkodrës.

Dy persona me motor iu afruan tavolinës dhe kanë nxjerrë një pistoletë, por nuk e kanë qëlluar. Ai bëri denoncim në polici, por motivet nuk dihen dhe autorët nuk janë identifikuar. Bushati nuk ishte person me precedentë penal, por punonte në bizneset e të atit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI