Flash

Djali i Xhemal Bushatit, nën plumbat e atentatit në Shkodër

Lapsi.al 30 October 2024
Djali i Xhemal Bushatit, nën plumbat e atentatit në Shkodër

Mësohet një tjetër nga emrat e të plagosurve në Shkodër.

Sipas burimeve të deritanishme, ai është Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. Burimet bëjnë me dije se Bushati është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Personi që është konfirmuar se ka humbur jetën quhet Hamza Lici dhe ka qenë duke lëvizur me një makinë tip S Class me targa kroate pranë “5 heronjve të Vigut” kur është qëlluar me breshëri automatiku. 

Hamza Lici është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI