Flash

Dalin PAMJET/ Çfarë u gjet në makinën e djegur të autorëve të atentatit në Shkodër

Lapsi.al 30 October 2024
Dalin PAMJET/ Çfarë u gjet në makinën e djegur të

Hamza Lici (majtas në foton lart), vëllai i vogël i “të fortit” të Shkodrës Ibrahim Lici, u vra në një atentat mafioz në Dobraç në Shkodër këtë të mërkurë. Bashkë me të, një makinë Benzin C-Class me targa kroate ishte edhe Arlind Bushati (djathas në foto), i cili mbeti i plagosur rëndë pasi ka marrë një plumb në kokë. 32-vjeçari është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidatit të PD-së për kryetar bashkie në 2022.

Ndaj tyre hapën zjarr persona që gjendeshin në një makinë tip Range Rover që më pas u gjet e djegur në afërsi të fshatit Golem. Brenda saj ndodheshin edhe 2 automatikë që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Duke u përpjekur që t’u shpëtonin plumbave, Lici dhe Bushati kanë devijuar makinën, por fatkeqësisht kanë goditur një motoçikletë ku udhëtonin një çift.

Për pasojë humbi jetën 56-vjeçarja Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, 67-vjeçari Bashkim Basha po lufton për jetën në spital. Është e paqartë kush ishte shënjestra, 23-vjecarin Lici apo 32-vjecarin Bushati. Brenda makinës së tyre policia tha se gjeti 3 pistoleta, por nuk dihet nëse kanë pasur kohë që t’i përdornin.

Në 10 tetor Arlind Bushati u kërcënua teksa po pinte kafe në pedonalen e Shkodrës. Dy persona me motor iu afruan tavolinës dhe kanë nxjerrë një pistoletë, por nuk e kanë qëlluar. Ai bëri denoncim në polici, por motivet nuk dihen dhe autorët nuk janë identifikuar. Bushati nuk ishte person me precedentë penal, por punonte në bizneset e të atit. ©LAPSI.al

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.03-3.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.03-2.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.04.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.05.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.05-1.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.05-3.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.06.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.06-1.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.09.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.10.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-30-at-21.12.10-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI