Flash

"Bileta nuk ka më": kundër Çekisë kryesuese, i gjithë stadiumi do të jetë i mbushur

Lapsi.al 30 October 2024
"Bileta nuk ka më": kundër Çekisë kryesuese, i

Dy ndeshje për vendin e parë në grup dhe Shqipëria nuk do të jetë vetëm në këtë mision, sepse me vete do të ketë një stadium të tërë. Pikërisht kështu, sepse për ndeshjen Shqipëri – Çeki, e vlefshme për grupin B1 Nations League, nuk ka më bileta. Stadiumi “Air Albania” do të jetë edhe këtë herë i mbushur me tifozë shqiptarë, në mbështetje të Kombëtares kuqezi.

Interesi për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Çeki ka qenë i lartë dhe tregues është fakti se bileta nuk ka më. Fitorja në Gjeorgji e riktheu në lojë Shqipërinë për vendin e parë në Grupin 1 të Ligës B në Nations League dhe reflektimi ka qenë i menjëhershëm edhe te tifozët e kombëtares.

Lexo më tej: Nations League, UEFA vendos që Shqipëria të luajë dy herë në Çeki: ja transferta e kuqezinjve

Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët e Kombëtares që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar. Njëkohësisht, Federata e Futbollit falënderon edhe të gjithë ata tifozë të cilët nuk mundën të pajiseshin me bileta për këtë ndeshje dhe i fton të vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren shqiptare.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë nga sfida e dyfishtë e nëntorit kundër Çekisë në 16 nëntor, për ta mbyllur tre ditë më vonë më Ukrainën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI