Flash

Topi i Artë/ Ancelotti është trajneri më i mirë, por çmimin nuk e tërheq

Lapsi.al 28 October 2024
Topi i Artë/ Ancelotti është trajneri më i mirë, por
Carlo Ancelotti është shpallur trajneri më i mirë i vitit. Tekniku i Real Madrid, pluri fitues me Blancos, ka triumfuar në garën për trajnerin më të mirë të sezonit. Ancelotti sidoqoftë, ashtu si të gjithë përfaqësuesit e Real Madrid, nuk ka qenë prezent në sallë. Gjatë ceremonisë për ndarjen e Topit të Artë, Carlo Ancelotti u vlerësua si trajneri më i mirë i vitit, duke mposhtur në vota kolegët e shquar si Guardiola, de la Fuente, Scaloni dhe trajnerin e Atalantës, Gian Piero Gaperini. Megjithatë, trajneri nga Rexhiolo nuk ka qenë i pranishëm në festën e organizuar nga France Football dhe UEFA, ashtu si edhe anëtarët e tjerë të Real Madrid dhe nuk e ka marrë personalisht çmimin. Lexo më tej: Topi i Artë/ Yamal rrëmben trofeun "Kopa": Mbappe e Kane ndajnë çmimin "Gerd Muller" Arsyeja? Protesta dramatike e klubit, e cila vendosi të braktisë ngjarjen për shkak të dështimit të Vinicius për të fituar çmimin. Përveç dy kampionëve të futbollit spanjoll që ishin kandidatë për fitoren përfundimtare, Vinicius dhe Bellingham, as Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti nuk u larguan nga Spanja pasi morën vesh për humbjen therëse. Çmimi i trajneres më të mirë femër është fituar nga Emma Hayes. Trajnerja e Chelsea dhe kombëtares së SHBA-së ka dominuar garën për çmimin prestigjoz.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI