Flash

Serbia miraton projektligjin për juridiksionin gjyqësor serb në Kosovë

Lapsi.al 28 October 2024
Serbia miraton projektligjin për juridiksionin gjyqësor serb në

Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një projektligj për organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Miratimi i këtij legjislacioni ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fillim të shtatorit, duke thënë se një prokurori speciale dhe një trup gjykues special “do t’i ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

“Zgjidhjet e propozuara ligjore parashikojnë që juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë Prokuroria Publike e Apelit dhe Gjykata e Apelit në Beograd”, tha Qeveria serbe.

Ajo tha se është planifikuar që në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd të krijohet një “departament special për ndjekjen e krimeve të kryera në territorin e ‘Kosovës dhe Metohisë’”.

Më 13 shtator, presidenti serb Vuçiç njoftoi se legjislacioni për organizimin e juridiksionit të organeve gjyqësore serbe për zonën e Kosovës do të miratohej nga Kuvendi i Serbisë brenda 45 ditëve. Siç tha Vuçiç asokohe, prokuroria do të ketë “detyrë të veçantë të hetojë dhe të ndjekë penalisht veprat penale dhe të kundërligjshme të punonjësve dhe zyrtarëve të institucioneve në Prishtinë”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, dhe rrjedhimisht as institucionet e saj.

Serbët e Kosovës, posaçërisht në veri, janë udhëhequr me dekada nga Beogradi dhe nga institucionet paralele serbe, përfshirë, bankat serbe, një sistem pensionesh dhe beneficionet.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ndërmori disa hapa këtë vit për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në veri, në përpjekje për ta shtrirë autoritetin e Prishtinës në veri sa më shumë.

Qeveritë perëndimore i kanë kritikuar hapat e Kurtit duke thënë se ato janë ndërmarrë në mënyrë të “pakoordinuar” dhe në një kohë kur tensionet ende janë të larta në veri.

Në të njëjtën seancë të hënën, Qeveria serbe e ka miratuar edhe një projektligji për shpalljen e Kosovës si “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.

Sipas saj, ky projektligj ofron mbështetje financiare për të papunët, gjegjësisht ata mbi 65 vjeç që nuk kanë ushtruar të drejtën e pensionit, “me qëllim të mbijetesës së tyre në atë territor dhe inkurajon ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, me theks në zhvillimin demografik, ekonomik dhe kulturor”./REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI