Flash

PD paralajmëron bllokimin e nyjeve kryesore në vend, policia nxjerr hartën

Lapsi.al 28 October 2024
PD paralajmëron bllokimin e nyjeve kryesore në vend, policia nxjerr

Policia ka njoftuar planin e masave që do të merren për mbarëvajtjen e protestës së 29 tetorit.

Policia deklaroi se mosbindja civile do të shtrihet edhe në rrethe, jo vetëm në Tiranë, siç ndodhi në protestën e fundit.

PD ka njoftuar se nesër do të bllokohen rrethrrotullimet kryesore në vend.

Njoftimi: 

30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto akse:

* Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”

* Rrethrrotullimi Milot

* Rrethrrotullimi Shkozet

* Rrethrrotullimi Bradashesh

* Rrethrrotullimi Rrogozhinë

* Rrethrrotullimi Levan

Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve. Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Policia ka njoftuar organizatorët se i garantohet e drejta e tubimit, por bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI