Flash

Inzaghi i pakënaqur me barazimin me Juven: “Ata duhej të pësonin 7-8 gola”

Lapsi.al 28 October 2024
Inzaghi i pakënaqur me barazimin me Juven: “Ata duhej të

Ka zhgënjim në fjalët e teknikut Simone Inzaghi, i cili foli për Sky Sport në përfundim të barazimit 4-4 në San Siro mes Inter dhe Juventus. Trajneri i zikaltërve komentoi kështu këtë barazim spektakolar në Derbin e Italisë.

ZHGENJIMI I TEKNIKUT INZAGHI PAS INTER-JUVENTUS

Në mikrofonat e Sky, Inzaghi u shfaq dukshëm i zhgënjyer nga rezultati përfundimtar 4-4: “Ka zhgënjim, por duhet të rimëkëmbemi. Duhet të analizojmë 4 golat e pësuar; Juve është një ekip i shkëlqyer, por nuk mund të lejojmë 4 gola nga 4 gjuajtje të pësuara. Me rezultatin 4-2 patëm 2-3 raste për ta mbyllur ndeshjen; deri tek goli i parë i Yildiz nuk kishte shenja alarmi dhe pastaj u shpërbëmë. Më pas goli i katërt i tyre kompromentoi një ndeshje që meritonim ta fitonim, ka hidhërim”.

“Për fat të keq, nuk e mbyllëm ndeshjen kur duhej. Deri tani, Juventus kishte pësuar vetëm një gol me penallti, dhe ne u shënuam katër. Disa ndeshje duhet të mbyllen, ata mund të kishin pësuar të paktën shtatë ose tetë gola. Për fat të keq nuk ndodhi kështu. Në dhomën e zhveshjes pashë fytyra të trishtuar; do t’i flas ekipit sot në rifillim të stërvitjeve".

Lexo më tej: Inter-Juve, penalltitë të sakta: "Faulle të pastër". Vlahovic-Weah, gola të rregullt

Për fazën mbrojtëse: “Kemi një moment të tillë, duhet të punojmë më shumë dhe më mirë. Unë duhet të bëj më shumë, veçanërisht si trajner. Kemi lejuar gola që nuk duhen lejuar, veçanërisht kundër një skuadre si Juventus. Ndoshta vitin e kaluar do të kishim shënuar ndonjë gol më shumë. Ka frustrim, është normale: kështu nuk më ka ndodhur kurrë. Nuk kishte shenja alarmi me rezultatin 4-2. Mund të mendoj se mund të bëja më shumë edhe unë, por rotacionet ishin të kufizuara. Kishim vetëm një mesfushor të rolit, Frattesi; e vendosëm Barellan në pozicionin e playmaker, dhe si mesfushor i avancuar po luante mirë. Por duhej ta fitonim”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI