Flash

Inceneratori që nuk ekziston, edhe 13 milion euro pagesa në 2025

Lapsi.al 28 October 2024
Inceneratori që nuk ekziston, edhe 13 milion euro pagesa në 2025

Për vitin që vjen, rreth 12.5 milion euro nga taksat e banorëve të qarkut të Tiranës do të shkojnë për inceneratorin që duhej të ishte ndërtuar dhe do ishte duke prodhuar energji elektrike, por që në fakt nuk ekziston. Të dhënat janë marrë nga projektbuxheti i vitit 2025. Tabela poshtë:

[caption id="attachment_954153" align="alignnone" width="1219"]Tabela e pagesave nga buxheti i shtetit Tabela e pagesave nga buxheti i shtetit[/caption]

Për inceneratorin inekzistent, qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro për një ton mbeturina që thjesht groposen, por që ndërkohë paguhen për një proces shumë më të komplikuar që parashikonte djegien dhe prodhimin e energjisë.

Deri në shtator, Open Data njoftoi se janë paguar rreth 10 milionë euro, një shumë që e çon financimin e buxhetit të shtetit në total për këtë objekt në gati 72 milionë euro.

Kompania e Klodian Zotos dhe Klodian Mërtirit, “Integrated Energy B.V SPV” u sekuestrua në gusht të vitit 2023 dhe paratë tashmë shkojnë në agjencinë e administrimit të pronave të sekuestruara. SPAK ka arrestuar disa drejtorë të bashkisë së Tiranës, antarët e komisionit që dhanë koncensionin dhe që llogaritën faturën e kripur të inceneratorit.

Si e mbrojti Rama dhe Veliaj vjedhjen tek inceneratori i Tiranës

Para sekuestrimit që i bëri SPAK inceneratorit, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë mbrojtur faktin se pagesat për inceneratorin e Tiranës duhet të vazhdonin pavarësisht se skema e korrupsionit tashmë ishte një skandal i njohur gjerësisht. Kur opozita dononconte faktin se paratë shkonin tek personat në kërkim, Rama mjaftohej duke thënë se “Tirana paguan shërbimin”.

Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës/ Si u vunë zyrtarët publikë në shërbim të aferës koncesionare

Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për të groposur mbetjet

“Tirana është befasisht e pastër. Doni të bëjmë një provë. Është një provë që se bëjmë dot. Të ndalojmë pagesat për tre ditë e të shihni se ca ndodh me Tiranën. Sepse atje zhvillohet operacion i përditshëm i grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve. Paguajmë shërbimin”, shprehej Rama.

Kur Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja u shpallën në kërkim, atëherë Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pagesat do të vazhdojnë me arsyetimin se: “Në rast se ne nuk zbatojmë kontratat, nga ana e ligjit tregtar të kontratës, ne do t’i krijonim Republikës së Shqipërisë një dëm të tillë që me siguri do të përgjigjeshim në Arbitrazh”.

Ndërkohë Erjon Veliaj ka qenë njësoj shpërfillës për faktin se paratë paguheshin por vidheshin sepse në realitet as nuk bëhej djegie e plehrave, as nuk kishte incenerator.

“Cili është në kërkim dhe kush është pronari s’është problemi im”, ka thënë Veliaj kur pyetej për këtë çështje “Ka një supervizor privat, sot është në burg, se ai duhet ta kontrollonte. Kontratën ka detyrë supervizori ta monitorojë. A është Tirana më e pastër? A paguajmë më pak, kaq i intereson qytetarët”, shprehej ai.

Hetimet e SPAK për vjedhjen e parave të inceneratorit të Tiranës nuk arritën asnjëherë tek Edi Rama që firmosi bonus për kompaninë e dy Klodëve në mënyrë të paligjshme dhe tek Erjon Veliaj, që firmosi angazhimin financiar prej më shumë se 120 milion eurosh pa marrë miratimin e këshillit bashkiak të Tiranës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI