Flash

Erik ten Hag shkarkohet si trajner i Manchester United

Lapsi.al 28 October 2024
Erik ten Hag shkarkohet si trajner i Manchester United
Erik ten Hag është shkarkuar nga pozicioni i trajnerit të Manchester United. Holandezi u informua të hënën në mëngjes dhe largohet nga Old Trafford pas dy viteve e gjysmë në krye të skuadrës, ku ndeshja e tij e fundit ishte humbja në Premier League kundër West Ham United të dielën. Ky rezultat e la klubin e Manchester United në vendin e 14-të në renditje, shtatë pikë larg zonës së kualifikimit për Champions League, pas vetëm tre fitoreve në kampionat nga nëntë ndeshje dhe vetëm katër fitore në 14 ndeshje në të gjitha garat. Një prej fillimeve më të dobëta në historinë e Djajve të Kuq, që pati pasoja të pakthyeshme për ish-teknikun e Ajax. Lexo më tej: Ten Hag kërkon besim: "Në karrierën time kam fituar gjithmonë". Por Man Utd ka gati planin B Humbja ndaj West Ham ishte fatale për Erik Ten Hag, i cili u largua zyrtarisht nga Manchester United mëngjesin e sotëm. Trajneri holandez ka vendosur të largohet nga pankina e Djajve të Kuq, që i është besuar në mënyrë të përkohshme Ruud van Nistelrooy, asistentit prej shumë kohësh të Ten Hag. Një zgjedhje e përkohshme, falë edhe ndeshjes së FA Cup kundër Leicesterit të planifikuar për në 30 tetor, e që hap sfidën për pasardhësin e holandezit ku Xavi Hernandez është në pole position.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI