Flash

Anija me ‘mbetje të rrezikshme’ lihet në pritje në radën e portit të Durrësit

Lapsi.al 28 October 2024
Anija me ‘mbetje të rrezikshme’ lihet në pritje në

Nga Vladimir Karaj

Pas një udhëtimi të gjatë detar, anija “Molivia” me flamur turk dhe me 102 kontenierë që dyshohet se mbartin mbetje të rrezikshme në bord, mbërriti mëngjesin e së hënës në radën e jashtme të portit të Durrësit, thuajse katër muaj pas nisjes kontroverse nga e njëjta pikë.

Por anija “Molivia” nuk arriti të ankorohej, pasi një kërkesë e kapitenit të saj për të avancuar drejt portit të Durrësit është lënë në pritje. Anija uli spirancën në radën e jashtme rreth orës 8:00 të mëngjesit, në pritje të përgjigjes nga Kapiteneria e Portit.

Udhëtimi i 102 kontenierëve me destinacion Tajlandën ka ngjallur shqetësime prej muajit gusht, kur organizata mjedisore “Basel Action Network”, BAN, ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).

Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim ndaj kompanisë eksportuese “Sokolaj” sh.p.k, e cila nga ana e saj ka deklaruar se i kishte blerë mbetjet nga kompania e prodhimit të shufrave të hekurit, “Kurum International”. Kompania “Kurum” ka mohuar që të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme, ndërsa Gjovana Sokolaj, administratore e kompanisë “Sokolaj”, ka pretenduar në Prokurori se mbetjet nuk janë të rrezikshme.

Drejtori i BAN, Jim Puckett, i pranishëm në portin e Durrësit këtë mëngjes u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të mundësojnë një hapje publike të konteinerëve për një proces hetimor transparent, ndërsa kërkon që qeveria shqiptare të ndajë me organizatën e tij një mostër për analiza të pavarura.

“Ne jemi 95% të sigurt se këto mbetje janë pikërisht ato për të cilat sinjalizuesi na vuri në dijeni dhe jemi 100% të sigurtë që këto mbetje nuk duhej të ishin eksportuar kurrë në Tajlandë,” tha Puckett i BAN.

“Tani që anija u kthye, është jetike që të bëjmë një analizë të plotë dhe transparente të përbërësve të këtyre mbetjeve, të mësojmë se kush i ka prodhuar dhe kush është përgjegjës për transportin pa paketimin dhe njoftimin e duhur, në shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar,” shtoi ai.

Në prag të mbërritjes së anijes, Prokuroria e Durrësit lëshoi një urdhër sekuestroje të dielën për të 102 konteinerët që ndodhen në bordin e anijes “Molivia”. Urdhri i sekuestros, një kopje e së cilit disponohet nga BIRN, kërkon një përshkrim të detajuar të karakteristikave dhe numrave të konteinerëve si dhe të dhënat mbi kodet e sigurisë dhe gjendjen e plumçeve të secilit konteiner, “pa proceduar me hapjen e konteinerëve”.

Qeveria shqiptare hoqi përgjegjësinë nga vetja në muajin gusht, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit pretenduan se të gjitha procedurat e eksportit ishin kryer në rregull.

Megjithatë, drejtori i BAN, Jim Puckett thotë se puna e vërtetë për të zbardhur skandalin sapo ka filluar. Nga porti i Durrësit, Puckett kërkoi një proces transparent dhe të hapur të marrjes së mostrave dhe analizës së mbetjeve, duke përfshirë ndarjen e një mostre prej mbetjeve për BAN dhe organizatat e tjera të pavarura.

Ai kërkoi gjithashtu krahasimin e “gjurmës kimike të mbetjeve me burime të njohura për mbetjet në Shqipëri, për të identifikuar qartë se kush i ka gjeneruar mbetjet”./BIRN

Të këshilluara

Meta tek 313/ Zbulohet kush e ka vizituar

Ilir Meta ka zhvilluar sot takimin e parë në ambientet e paraburgimit 313-të, ku edhe ndodhet prej një jave. SPAK ka dhënë leje që ish-presidenti i Republikë...

15:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI