Flash

Video/ Bayern Munchen harron katastrofën e Barcelonës: pesë gola ndaj Bochum

Lapsi.al 27 October 2024
Video/ Bayern Munchen harron katastrofën e Barcelonës: pesë gola

Bayern Munchen vazhdon të prodhojë gola në Bundesliga, ku mundi 5-0 Bochum në javën e 8-të. Hapjen e golave e realizoi Olise direkt nga goditja e lirë, ndërsa Musiala shënoi golin e dytë në pjesën e parë. Bavarezët shpërthyen në pjesën e dytë, me golin e Kane dhe dy kryeveprat e Sané dhe Coman. Skuadra e Kompany-t rimerr kështu vendin e parë në kampionat, në barazim pikësh me Leipzig-un: të dyja kanë nga 20 pikë.

BOCHUM-BAYERN MUNCHEN 0-5

Bayern Munchen u paraqit në Vonovia Ruhrstadion të Bochum-it me dëshirën për të harruar humbjen në Champions League ndaj Barcelonës dhe për t’iu përgjigjur fitores së madhe që Leipzig arriti dje kundër Freiburg. Rasti i parë për të shënuar ishte i vendasve, me Kim i cili shpëtoi ekipin e tij duke larguar topin nga vija pas një ndërhyrjeje vendimtare ndaj Broschinski. Pasi i shpëtuan rrezikut, Bayerni filloi të luajë dhe kaloi përpara në minutën e 15-të: për të zhbllokuar ndeshjen mendoi Olise, me një goditje të lirë të butë me të majtën. Skenari u përsërit në minutën e 26-të: një kros i përsosur nga Kimmich në goditje standarde dhe një goditje me kokë e suksesshme nga Musiala.

Lexo më tej: Video/ Schmid i heq fitoren Leverkusen në shtesë: Leipzig i bën presion Bayern

Në minutën e 54-t Coman e gjeti përsëri rrjetën, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Golin e tretë për Bayernin e realizoi i përhershmi Kane katër minuta më vonë, pas një pasimi nga Musiala. Rezultati i ndeshjes nuk kishte më dyshim, ndërsa tabela vazhdoi të ndryshonte: Sané shënoi golin e katërt njëzet e pesë minuta para fundit dhe Coman realizoi golin e pestë në minutën e 71-të. Golat e Sané dhe Coman ishin ndër më të bukurit e ditës, duke gjetur të dy kryqëzimin e shtyllave. Bayern arriti kështu të vazhdojë me një tjetër goleadë pas fitores së madhe kundër Stuttgart në ndeshjen e kaluar dhe rikthehet si kryesues: bavarezët ngjiten në kuotën e 20 pikëve në Bundesliga, të njëjtat pikë si Leipzig.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI