Flash

Lezha nuk gjen qetësi/ Raportohen të shtëna armësh

Lapsi.al 27 October 2024
Lezha nuk gjen qetësi/ Raportohen të shtëna armësh

Pas disa aksidenteve, zjarrit në një pallat dhe një sherri me sende të forta, një tjetër ngjarje është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë. Mediat raportojnë se ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Pllanë.

Sipas të njëjtave burimeve dyshohet se është qëlluar me armë drejt një personi i identifikuar me iniciale A. H., por nuk raportohet për të plagosur. Ka qenë vetë ky i fundit që ka marrë në telefon sallën operative të policisë së Lezhës rreth orës 19.00 se është qëlluar me armë nga persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes uniformat blu nuk kanë gjetur gëzhoja. Personi është shoqëruar në komisarit për të dhënë dëshminë e tij. Në zonë është vënë re një numër i shtuar forcash policore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Lezhë (FOTO)

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Burime bëjë me dije se si pasojë e goditjes...

16:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI