Flash

Alarmi i Ali Ahmetit/ Po zbrapsen të drejtat e shqiptarëve

Lapsi.al 27 October 2024
Alarmi i Ali Ahmetit/ Po zbrapsen të drejtat e shqiptarëve

Lideri i opozitës shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka ngritur zërin lidhur me hapat pas që po bëjnë të drejtat e shqiptarëve ne Maqedoni, që kur VMRO është rikthyer në pushtet.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), shpreh “shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në shtetin shumë-etnik”, theksohet në letrën dërguar presidentit dhe kryeministrit shqiptar, liderëve të rajonit dhe zyrtarëve më të lartë evropianë dhe amerikanë. Sipas Ahmetit arritjet e këtyre dy dekadave që rrezikojnë të preken kanë të bëjnë me detyeimin për përdorimin e shqipes si gjuhë zyrtare si dhe me punësimet e shqiptarëve në administratë. Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor lidhur me fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili u miratua shtatë vjet më parë. sipas tij institucionet shtetërore në Maqedonini detyrohen të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20% e qytetarëve të vendit. Kjo përfshin gjuhën shqipe, e cila përmendet si gjuha e një pjese të konsiderueshme të popullatës dhe përkufizohet në nenin e parë të këtij ligji. Gjithashtu, ligji siguron përdorimin e gjuhëve të tjera të komuniteteve me përfaqësim më të vogël se 20%. Gjithashtu më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese e këtij vendi vendosi të shfuqizojë Balancuesin, një mekanizëm të njohur si "balancuesi" që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve etnike në administratën publike.

Ky mekanizëm ishte krijuar për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001 dhe siguronte që përqindja e punësimeve të përputhej me përbërjen etnike të popullsisë. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, popullsia e Maqedonisë së Veriut numëron rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54.21% janë maqedonas dhe 29.52% shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla. Sipas këtyre përqindjeve dihet të ishin edhe raportet e punësimit.

Sipas letrës së Ali Ahmetit, 3 vendimet e fundit – plani për shfuqizimin e Ligjit të Gjuhëve, ndalesa për identifikim të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i shumicës qeveritare- BDI doli forca e parë mes shqiptarëve por nuk u përfshi në koalicionin qeverisës-, paraqesin kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit në tërësi.

“Këto 3 goditje të mëdha ndaj themeleve të Marrëveshjes së Ohrit përbëjnë kërcënim serioz për paqen, stabilitetin, harmoninë ndëretnike dhe demokracinë shumë-etnike në Maqedoninë e Veriut. Këto nuk janë thjesht çështje të brendshme politike, por kanë pasoja të rënda për rajonin dhe për stabilitetin e tij”, theksohet në letër.

Zgjedhje e fundit që u zhviluan në 9 maj sollën një ndryshim radikal në vendin fqinjë. Opozita e VMRO-DPMNE- shënoi një fitore bindëse ndërsa LSDM-ja pësoi një humbje të thellë. Edhe në bllokun shqiptar, ndryshimi qe radikal. Ndonëse doli para me mbi 30 mijë vota BDI e Ali Ahmetit, koalicioni opozitar VLEN u bë pjesë e qeverisë. Tani shqetësimi është se mos e djathta nacionalise që ka aq shumë vota sa e mban qeverinë edhe pa shqiptarët zbraps të drejtat që ata i arritën pas kryendritjes së armatosur të UČ̣K dhe marrveshjes së Ohrit.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI