Flash

Plasin polemikat/ Qeveria italiane nderoi ushtarët fashistë të betejës së El Alamein

Lapsi.al 25 October 2024
Plasin polemikat/ Qeveria italiane nderoi ushtarët fashistë të

Qeveria italiane është kritikuar për lavdërimin e ushtarëve fashistë që luftuan në El Alamein, në 82-vjetorin e betejës së Luftës së Dytë Botërore. Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se ata që morën pjesë "sakrifikuan jetën për lirinë tonë", duke e përshkruar humbjen italiane dhe naziste ndaj aleatëve në Afrikën e Veriut si "heroike dhe tragjike".

Partitë e opozitës së majtë i dënuan komentet. Partia “Lëvizja Pesë Yjet” tha se ishte "e pavend" të thuhej se trupat italiane kishin luftuar për liri. Akuzat vijnë pavarësisht se kryeministrja Giorgia Melonipo bën përpjekje të vazhdueshme për të distancuar partinë e saj të krahut të djathtë në pushtet, “Vëllezërit e Italisë” (Fdl), nga e kaluara totalitare e Italisë.

Fdl është një pasardhëse e drejtpërdrejtë politike e Lëvizjes Sociale Italiane, e cila u formua nga anëtarët e Partisë Fashiste të Benito Musolinit pas luftës. Meloni ka kërkuar të distancojë mishërimin modern të partisë nga origjina e saj, duke thënë se ajo nuk toleron racizmin, antisemitizmin apo nostalgjinë për kohën e Italisë nën Musolinin.

Nën sundimin fashist, Italia u bashkua me Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftoi së bashku me trupat e saj gjatë fushatës në Afrikën e Veriut. Beteja e dytë e El Alamein - e cila filloi më 23 tetor 1942 - konsiderohet fitorja e parë e madhe për forcat aleate në Luftën e Dytë Botërore dhe një pikë kthese kryesore në konfliktin e përgjithshëm. Mijëra ushtarë italianë u vranë ose u kapën, me disfatën që i mohoi fuqive të Boshtit dominimin ushtarak mbi Afrikën e Veriut.

Paola Chiesa, një politikane e Fdl, tha se "zemra e kombit" ishte në El Alamein në përvjetorin e fillimit të betejës. “Lëvizja Pesë Yjet” kundërshtoi pretendimin e qeverisë se ushtarët italianë kishin luftuar për liri, duke argumentuar se ata ishin "viktima të regjimit kolonial dhe fashist" të asaj kohe.

Partia e Melonit është përballur edhe më parë me kritika për dështimin e saj për të dënuar festimet e së kaluarës fashiste të Italisë. Në janar, Meloni heshti pasi qindra burra u panë duke përshëndetur në mënyrë fashiste në një tubim në Romë. Elly Schlein, kreu i Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë tha në atë kohë se kushtetuta e bënte të qartë se "grupet neofashiste duhet të shpërbëhen".

Meloni thotë se Fdl nuk duhet të quhet "ekstrem i djathtë". Në prill ajo vendosi një kurorë në Ditën e Çlirimit Kombëtar të Italisë, e cila feston pavarësinë e saj nga Gjermania naziste dhe fundin e fashizmit. Në korrik, ajo tha se ishte "e zemëruar dhe e trishtuar" nga raportet e anëtarëve të krahut rinor të partisë së saj që kishin duke bërë përshëndetje fashiste, si dhe duke përdorur gjuhë raciste dhe antisemitike. Por kritikët vërejnë se partia ende mban të njëjtën logo me tre ngjyra të flakës së përdorur nga neofashistët pas luftës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI