Flash

Berisha: Fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë Ilir Metës!

Lapsi.al 25 October 2024
Berisha: Fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë Ilir

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka konsideruar një akt brutal dhune arrestimin e ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 Tetor në afërsi të Kthesës së Kamzës në kryeqytet.

Kryedemokrati deklaroi se “fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë Ilir Metës me gjithë shëmtinë e saj para botës”.

“Java që kaloi shënoi akte kulmore brutale të anrkodiaktaturës në vend. Fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë Ilir Metës, me gjithë shëmtinë e saj para botës.

Por, Rama si Makbeth i vërtetë, u përpoq të shfrytëzojë këto akte brutale dhune ndaj opozitës me një mashtrim të përmasave makbethiane ndaj pensionistëve shqiptarë”, tha Berisha.

Deklarata e kreut të PD-së:

Java që kaloi, shënoi akte kulmore brutale të narkodiktaturës në Shqipëri, fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me të gjithë shëmtinë e saj para botës.

Por, Edi Rama si një Makbeth i vërtetë, u përpoq të shfrytëzojë këto akte brutale dhune ndaj opozitës me një mashtrim të përmasave makbethiane ndaj pensionistëve shqiptarë.

Ai, në një akt hipokrizie të plotë, u deklaroi 700 mijë grave dhe burrave të moshuar, që kanë shkrirë jetën e tyre në vendin e tyre, se çështja e pensionit të tyre që ditën e parë ka qenë një gozhdë në ndërgjegjen e tij.

Me këtë rast, unë dua t’i them çdo pensionisti dhe pensionisteje, por edhe çdo qytetari shqiptar që kjo deklaratë e tij është një nga mashtrimet më të mëdha, por edhe më të pamëshira, më të pashpirta që ky hajdut bën para shqiptarëve.

Në qoftë se Edi Rama do ta kishte gozhdë në ndërgjegjen e tij pensionin e të moshuarve shqiptarë, nuk do mund të rriste kurrë 3 herë, madje edhe 6 herë, rrogat më të larta dhe të mos të paktën të indeksonte pensionet në Shqipëri dhe të mos dyfishonte- minimumi- pensionet në Shqipëri.

Të dalësh para shqiptarëve me një deklaratë të tillë, duke mbajtur në krah një nga hajdutët për të shpërfytyruar të këtij vendi, Blendi Gonxhen që ulet në tavolinë me biftekun 1 mijë euro, do të thotë të tallesh në mënyrën më cinike me 700 mijë burra dhe gra që numërojnë kafshatën, që numërojnë ilaçet, që nuk marrin dot ilaçet.

Që gjysmën e pensionit ua merr me drita dhe ujë dhe de facto i lë pa mëdyshje më kufijtë e mjerimit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI