Flash

Tirana u degdis në Vlorë, Teuta e Dinamo pa stadium: FSHF nis rikonstruksionet e reja

Lapsi.al 23 October 2024
Tirana u degdis në Vlorë, Teuta e Dinamo pa stadium: FSHF nis

Stadiumet janë kthyer në një pikë delikate të futbollit kombëtar, aq sa për të parë në një rast të paprecedentë derbin e kryeqytetit në Vlorë. Në këtë pikë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”. Organi qeverisës i Federatës së Futbollit diskutoi disa çështje në këtë mbledhje dhe mori disa vendime të rëndësishme.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e stadiumit të ekipit KF Besa, që do të bëhet me bashkëfinancim mes Bashkisë së Kavajës dhe Federatës së Futbollit. FSHF do të ndërtojë gjithashtu disa fusha të reja, një prej të cilave në Shtëpinë e Futbollit dhe një tjetër në stadiumin “Luftëtari”.

Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe rikonstruksionin e stadiumit “Shefqet Lamçja”. FSHF do të investojë edhe në kryerjen e disa punimeve shtesë në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Lexo më tej: Derbi i kryeqytetit, për herë të parë në histori në Vlorë: Tirana pret Dinamon, në Elbasan shkon Partizani

Një nga vendimet e marra nga anëtarët e KE-së ishte miratimi i Rregullores për Shpërndarjen dhe Përdorimin e Fondeve të Solidaritetit. Komiteti Ekzekutiv u njoh edhe me memon mbi miratimin e Rregullores së Licensimit të Klubeve dhe Qëndrueshmërinë Financiare për kompetionet e UEFA.

Gjithashtu, qeveria e FSHF-së miratoi emrin e ri të drejtorit komercial në FSHF, që do të jetë Fabio Santoro si edhe kërkesën e Famullisë së Shna Prendes në Juban të Shkodrës për ndërtimin e një mini-kalçetoje me bar sintetik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI