Flash

Kurthet në shortin e Juventus në Champions League që të gjithë i kishin nënvlerësuar

Lapsi.al 23 October 2024
Kurthet në shortin e Juventus në Champions League që të
Humbja e rëndë në shtëpi kundër Stuttgart e komplikon rrugën e Juventus dhe teknikut Thiago Motta në Champions League 2024-2025. Me formulën e re me një grup të vetëm, objektivi kryesor i klubeve të mëdha është të arrijnë ndër tetë ekipet e para në renditje, për t’u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-ave pa kaluar nga play-off. Një objektiv që, pas fitoreve ndaj PSV dhe Leipzig, dukej i arritshëm për bardhezinjtë, por humbja e papritur ndaj Stuttgart e ka vënë seriozisht në pikëpyetje. Stuttgart ishte një nga skuadrat e vazos së katërt (ato që teorikisht duhet të jenë më të lehta për t’u mposhtur) në shortin që i ra Juventus. Bardhezinjtë, tani, do të përballen me një kalendar shumë më të vështirë se sa ishte perceptuar fillimisht. Lexo më tej: Video/ Real trondit Dortmund: Perin pret penalltinë, por Juventus thyhet në fund Në tre ndeshjet e ardhshme, skuadra e Thiago Motta do të luajë dy transferta kundër surprizave të mëdha të këtij sezoni në Champions League, Lille, që në shtëpi mposhti Real Madrid, dhe Aston Villa, që, pas tre ndeshjeve, kryeson grupin me pikë të plota. Më pas, do të presin në Stadium një nga favoritët për të fituar, Manchester City dhe teknikun Pep Guardiola.

PARASHIKIMET FRIKËSUESE

Rruga për Juventus nuk duket aspak e lehtë. Edhe pse mbetet në garë për të kaluar në fazën tjetër (do t’i mjaftojë të renditet ndër 24 skuadrat e para për të mos u eliminuar), për të mbajtur gjallë shanset për të hyrë ndër tetë ekipet e para dhe për të siguruar kalimin direkt në fazën e 1/8-ave, duhet të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjet e mbetura. Pas humbjes me Stuttgart, simulimet e bazuara në 10 mijë parashikime e vendosin Juventus në vendin e 17-të në renditje, me vetëm 18% shanse për t’u renditur në tetë vendet e para të grupit të vetëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI