Flash

Berisha sulmon SPAK për Metën: Po i tejkaloni edhe hetuesit e Sigurimit të Shtetit

Lapsi.al 23 October 2024
Berisha sulmon SPAK për Metën: Po i tejkaloni edhe hetuesit e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sërish në mbrojtje të kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili u la këtë të mërkurë në arrest me burg.

Berisha tha në protestën e përnatshme të mbështetësve të tij se seanca e sotme ishte një farsë e turpshme elektorale.

Ai sulmoi SPAK-un dhe kreun e këtij institucioni, Altin Dumani për çështjen dhe akuzat që po ngrihen ndaj Metës.

Pjesë nga deklarata:

Sot në gjykatat e partisë u zhvillua një farsë, nga më të turpshmet elektorale.

Ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit të cilit me urdhër të Edi Ramës iu organizua pusi, me qëllim për ta dhunuar, zvarritur, goditur dhe arrestuar dhe në rast kundërshtimi për ta ekzekutuar.

Në të vërtetë Ilir Meta në sallën e gjyqit, i bëri mercenar Dumanit, ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja. I bëri gjyqin organizatës kriminale Skrapi i Partisë.

Të dashur miq!

E morët besoj vesh se cila ishte akuza ndaj Ilir Metës. Akuza ishte se ky kishte porositur një vilë te një biznesmen i njohur dhe vilën e kishte anuluar po vetë, por që sipas mercenar Dumanit, ish-xhelatit të sigurimit Kraja, dhe Kallpit të Skrapit, Ilir Meta bashkë me bashkëshorten paskan kaluar ligjin që i interesonte këtij biznesmeni për minierat.

A ka tallje më të madhe me drejtësinë, a ka tallje më të madhe me shqiptarët, ka tallje më të madhe me ligjin dhe të drejtën.

Po si mundet 20 vetë të kalojnë një ligj në parlament, në një kohë që ai ligj ka marrë 74 vota të gjitha të Edi Ramës, të socialistëve. Shiko sa të paftyrë, sa llum njerëzor janë, akuzojnë Ilir Metën që kishte 19 deputet, se kalove ligjin në parlament për interesa të një biznesmeni në një kohë kur atë e votuan të gjithë deputetët e PS, pa të cilët nuk kalonte ai ligj.

Kjo është mor drejtësia. Kjo është drejtësia e turpit, drejtësia e organizatës kriminale. Po si mund ti thonë shqiptarëve, a kanë fytyrë, a kanë nder.

As nder, as moral, as fytyrë nuk kanë, këta horra.

Se ligjin e kaloi në parlament jo ai që kishte 70 deputet, por e kaloi ky që kishte 20 deputetë.

O primitivë, të paftyrë, po si mund të shkruani gjëra të tilla ju mor. Po i tajkaloni të gjithë hetuesit e Sigurimit të Shtetit. Ju tejkaloni kriminelët kudo që janë.

Kjo ishte more zotëri akuza.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI